Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Rashid al-Maktoum, ishte takuar me ish-anëtaren e Spice Girls vitin e kaluar gjatë kohës sa ajo ishte në pushime në këtë vend së bashku me burrin e saj David Beckham.

Ai raportohet se i është drejtuar asaj duke i kërkuar të bashkohet me disenjatorin Karl Lagerfeld për të krijuar një resort të ri, që do të bazohej në ishullin Isla Moda.


Por Victoria thuhet se ende është duke menduar nëse do ta marrë këtë rol, pavarësisht se i janë ofruar 40 milionë dollarë./Telegrafi/