Victoria Beckham është duke fituar para nga muzika pa pasur nevojë të punojë për të, në bazë të disa zbulimeve që janë bërë së fundmi.

Ish-ylli i “Spice Girls”, 47 vjeçare, thuhet se fitoi mbi 500 mijë euro në vitin 2020 nga karriera e saj muzikore.


Firma muzikore “Moody Productions Ltd” solli pak më pak se 500 mijë euro dhe këngëtarja pagoi vetëm 100 mijë euro taksë nga fitimet e saj - sipas The Sun.

0 JS259991754 David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images)

Ajo vjen pasi marka e modës "Victoria" bëri një humbje të madhe në 2020, e cila më pas u pasua nga një humbje tjetër në 12 muajt e mëparshëm.

Kompania e saj nuk ka paraqitur kurrë një fitim që nga fillimi i saj në 2016, dhe tani gjithsej 56 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, bashkëshorti i Victorias, David po ia del mirë me investimet e tij.

3 2012 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Graydon Carter Arrivals David dhe Victoria Beckham (Foto: Wire Image)

Llogaritë e fundit për një nga firmat e Davidit - “Footwork Productions Ltd” - tregojnë një investim të madh prej 30 milionë eurosh.

Çifti ndërkohë rreth një javë më parë u bë e ditur se dhuruan 1.2 milion euro për Ukrainën mes sulmeve nga Rusia. /Telegrafi/

victoria beckham messy bedroom t Victoria Beckham (Foto: Getty Images)