LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckam mahnit ma paraqitjen në kopertinën e ‘Vogue Australia’, teksa tregon se vajza e saj ndihet e neveritur se sa të shkurtër ishin fundet e saj kur ishte në grupin “Spice Girls”

Victoria Beckam mahnit ma paraqitjen në kopertinën e ‘Vogue Australia’, teksa tregon se vajza e saj ndihet e neveritur se sa të shkurtër ishin fundet e saj kur ishte në grupin “Spice Girls”

Victoria Beckham ka zbuluar se vajza e saj Harper nuk është një fanse e veshjeve të saj kur ishte në grupin “Spice Girls”.

Dizajnerja e modës, mbuloi kopertinën e ‘Vogue Australia’, duke u dukur sensacionale me një sërë të brendshmesh lëkure të ndezura dhe dantelle.


Në intervistën e sinqertë për të shoqëruar xhirimet, ylli zbuloi se vajza dhe bashkëshorti David duan të tallen me pamjen e saj ikonike nga ditët e saj më të mira.

Duke folur për botimin, Victoria shpjegoi se vajza e saj 10-vjeçare dhe bashkëshorti David, 47 vjeç, mendojnë se moda e saj ishte shumë e guximshme në atë kohë.

Victoria Beckham këmbëngul se dëshira për të qenë e dobët është jashtë mode sepse gratë tani duan figura më të plota
Lexo po ashtu Victoria Beckham këmbëngul se dëshira për të qenë e dobët është jashtë mode sepse gratë tani duan figura më të plota

Victoria zbuloi për Harper: “Ajo nuk është një nga këta fëmijë që po dalin me një fytyrë të plotë të grimuar dhe një bluzë të shkurtër. Ajo në fakt më tha kohët e fundit: ‘Mami, kam parë disa foto të tua kur ishe në Spice Girls dhe fundet e tua ishin thjesht të papranueshme. Ato ishin thjesht shumë të shkurtra’”.

“Pastaj Davidi tha: ‘Absolutisht, Harper! Ata vërtet, me të vërtetë ishin’. Dhe ajo në fakt ishte shumë e neveritur se sa të shkurtër ishin fundet e mia”.

Victoria Beckham tregon bukurinë e saj rrezatuese me një palë pizhame ndërsa promovon produktin e saj të ri kozmetik
Lexo po ashtu Victoria Beckham tregon bukurinë e saj rrezatuese me një palë pizhame ndërsa promovon produktin e saj të ri kozmetik

I thashë: “A nuk do të veshësh kurrë funde të tilla?” Ajo tha: “Absolutisht jo”. Do të shohim. Victoria shtoi se ajo shqetësohet për Harper kur bëhet fjalë për imazhin e trupit dhe se si do të merret me të.

Ajo shpjegoi: “Harper nuk është në mediat sociale, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi ende për këtë. Por duke parë se sa mizorë mund të jenë njerëzit, po, me të vërtetë [më shqetëson]”.

Kuzhinieri tregon kërkesat e çuditshme të Victorias në dasmën e Ramosit: E ndryshoi të gjithë menynë
Lexo po ashtu Kuzhinieri tregon kërkesat e çuditshme të Victorias në dasmën e Ramosit: E ndryshoi të gjithë menynë

“Ajo është në atë moshë ku trupi i saj do të fillojë të ndryshojë, por ka të bëjë me sigurimin që ne të komunikojmë shumë si familje dhe ajo të rrethohet me miq të mirë”. Ajo pranoi: “Por është shumë e frikshme, nuk mund të gënjej”. /Telegrafi/