LAJMI I FUNDIT:

Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Buick Grand National është pa asnjë dyshim një nga makinat më të mira të General Motors, të shitura në vitet 1980.

Edhe pse jo saktësisht e rrallë, përveç nëse do të flasim për GNX, ajo mbetet një makinë jashtëzakonisht e dëshirueshme me një pamje të mirë dhe sasi të madhe të fuqisë, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa vitet kalojnë, gjetja e një veturë të tillë të padëmtuar bëhet më e vështirë, por ky shembull është një përjashtim.

Me vetëm 56 milje (90 kilometra) të kaluar, ky Grand National i veçantë “është aq i mirë sa nuk ka ku të shkojë më”.

Pronari origjinal thuhet se rrallë e voziste atë përpara se ta mbyllte në një garazh ku kishte qëndruar e paprekur për gati 37 vjet.

Për fat të keq, pronari ndërroi jetë disa vjet më parë, dhe megjithëse gruaja e tij fillimisht kishte ndërmend të nxirrte makinën përsëri në rrugë, kjo nuk ndodhi kurrë.

Kështu, së fundmi, ajo vendosi ta shiste atë, dhe pronari i ri e vendosi atë në një rimorkio dhe bëri udhëtimin nga New York City në Columbus, Ohio, përcjell Telegrafi.

Njerëzit në AMMO NYC kishin për detyrë të pastronin plotësisht makinën, si dhe të hiqnin qafe disa gërvishtje të shkaktuara nga qeni i familjes.

Gjiri i motorit duhej të pastrohej gjithashtu, duke rivendosur pamjen origjinale të motorit turbo të karikuar 3.8 litra V6, i cili po prodhonte 245 kuaj fuqi.

Përtej pastrimit dhe lustrimit të makinës, pronari i ri i bëri “servisin”, zëvendësoi rezervuarin e karburantit, pompën e karburantit dhe instaloi një bateri të re.

Pjesa e fundit e videos tregon atë duke ndezur Grand National pasi ishte “në gjumë” për më shumë se tri dekada.

Interesante, ai tashmë ka vendosur ta shesë atë për shkak të “mënyrës si janë gjërat sot” dhe mungesës së hapësirës për garazh. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori