Një numër modelesh u tërhoqën nga tregu gjatë vitit, dhe neve ndoshta do të na vie keq, sidomos për disa prej tyre.

Kjo pasi që, shumica prej tyre, gjatë kohës sa kanë qenë në shitje, kanë tërhequr vëmendjen e shumë blerësve, përfshirë edhe neve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa nga modelet të cilat nuk do të mund t’i blini më, të ri – në Evropë.

Siç bëhet e ditur tutje, të paktën 15 modele pritet të largohen nga tregu evropian, dhe këtu janë vetëm disa.

Alfa Romeo MiTo

Ky model thuhet se nuk është shitur si të tjerët. Por kjo nuk do të thotë se ai është i keq. Përkundrazi, është një nga veturat që duket bukur dhe ecë mirë.

Por për fat të keq, siç duket “i ka kaluar koha” dhe gjatë këtij viti u shitën më pak se njëmijë kopje.

Citroen C4

Jo aq të rralla në rrugë, madje një herë u modernizua në mënyrë thelbësore dhe ky model dukej mjaft tërheqës.

Sidoqoftë, pas ardhjes së Cactus, u bë e tepërt dhe ra si një viktimë tjetër e modeleve më interesante në treg.

Shitjet këtë vit ishin vetëm disa qindra.

Fiat Punto

Këtë vit, ne gjithashtu humbëm një nga modelet më të qëndrueshme. Kjo veturë nuk do të prodhohet më, edhe pse mund të luante rol mjaft të mirë me një çmim të ulët.

Ford B-max

Duke pasur parasysh atë që ofronte, ishte gjatë dhe i qëndrueshëm. Një tjetër veturë që duhej të ikte, pasi u trashëgua nga Crossover Ecosport.

Kia Carens

Një tjetër veturë që nuk ishte e keqe, por që rënia e kërkesës zhvendosi kapacitetin në disa produkte të reja si XCeed dhe Proceed.

Toyota Verso

Për këtë lloj veture thuhet se kishte pak kërkesa në treg – madje kërkesat për të ranë në mënyrë dramatike, dhe përkundër cilësive, mungesa e një hibridi ishte “goditja” e fundit.

Shumë keq, sepse Verso është një makinë e shkëlqyeshme.

Toyota Avensis

Ne preferojmë Avensis, e cila zgjati gati dhjetë vjet në edicionin e fundit. Por lajmi nuk është aq i keq këtu pasi Camry ka mbërritur, në shumë mënyra një zgjedhje më e mirë.

Volkswagen Beetle

Ajo që quhet “Buba” nuk ia doli. Dhe fajtor për këtë, kryesisht thuhet se është revolucioni elektrik.

Pasi ky trend “varrosi” fatin e tij, kopja e fundit u prodhua këtë verë.

VW Jetta

Emri legjendar nga Volkswagen thjesht duhej të ikte. Ato nuk janë më interes për askënd. /Telegrafi/