Në Evropë ka sot më shumë se një milion makina elektrike, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40 për qind në gjysmën e parë të vitit.
Sipas shifrave më të fundit, Evropa ka arritur këtë shifër thuajse një ditë pas Kinës, që ka një treg më të madh makinash, por para Shteteve të Bashkuara, që pritet të arrijnë shifrën e një milion makinave elektrike më vonë këtë vit, kryesisht për shkak të oreksit të shtuar për modelin më të fundit të Teslas.
Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë makina elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, një rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Me rritjen e shitjeve, numri total pritet të shkojë në 1.35 milionë deri në fund të vitit, sipas analistëve. Sipas këtyre të fundit, një milion makina elektrike në Evropë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt elektrifikimit dhe plotësimit të objektivave për emetimet, por sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm.
Shifrat përfshijnë makina plotësisht elektrike, por edhe makina hibride, që mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra me bateri, para se të kalojnë te motori konvencional. Pavarësisht se shitjet e makinave po rriten, ato sidoqoftë përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjitha makinave të reja që regjistrohen në Evropë.
Norvegjia kryeson në këtë fushë me 36.500 makina elektrike të shitura. Vendi ka qenë prej kohësh në pararojë për sa u takon makinave elektrike, kjo falë edhe nismave bujare të qeverisë. Sidoqoftë, numri i rritur i makinave elektrike në Gjermani tregon se, tregu më i madh i makinave në Evropë pritet ta lërë pas Norvegjinë deri në fund të vitit. Holanda dhe Danimarka kanë shënuar po ashtu rritje, por Britania e Madhe nuk po e ndjek ritmin. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh
Ferrari vendosi rekord të ri shitjesh në vitin 2022 - kreu dërgesën e 13 mijë veturave tek pronarët e rinj
Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi