LAJMI I FUNDIT:

Veturat autonome një hap më afër përdorimit në Australi

Veturat autonome një hap më afër përdorimit në Australi

Përdorimi i zakonshëm i veturave autonome mund të jetë një hap më afër në Australi pas përfundimit të një programi diskret testimi në rrugët publike, të mbështetur nga qeveria.

Një Ford Ranger pa shofer lëvizte qetë në rrugët e Dubbo në New South Wales që nga muaji mars, duke koleksionuar të dhëna si pjesë e testimit në të fundit të Transport NSW.


Duke ndjekur një itinerar të paracaktuar me shpejtësi deri në 50kMh, kamionçina përdor lidar, radar, kamera dhe një sistem drejtimi të riparuar, përcjell Telegrafi.

Drive

Është planifikuar që kjo veturë të largohet nga rruga më vonë gjatë këtij muaji kur edhe pritet që programi të përfundoj.

“Ky testim i suksesshëm ka hapur rrugën për testimin e teknologjisë së ardhshme të veturave të automatizuara në NSW, dhe të dhënat e mbledhura nga testimi do të udhëheqin dhe racionalizojnë projektet e ardhshme”, tha për Drive një zëdhënës nga Transport NSW.

Departamenti qeveritar shton tutje se projekti gjithashtu bëri një përparim të konsiderueshëm në kuptimin e efektivitetit të rinovimit të aftësive autonome për veturat e tjera në skenarët e trafikut të drejtpërdrejtë.

Testimi për projektin Dubbo Smart Ute filloi në maj 2019 në Qendrën e Testimit dhe Kërkimit të Lëvizshmërisë në Cudal. Ngasja në rrugë filloi në fillim të vitit 2023 dhe është planifikuar të përfundojë në shtator. /Telegrafi/