Për dikë pushimet verore janë mision i pamundur, por jo edhe për një fëmijët e pasanikëve të Gjermanisë, të cilët pothuajse çdo ditë e shijojnë në maksimum në veturat e tyre luksoze, veshmbathjet e markave të njohura, aeroplanët e helikopterët privat.

Së fundmi në Instagram është llogaria "The Rich Kids of Germany" që po çmendin mijëra ndjekës, që ua kanë zili me fotografitë që i postojnë, transmeton Telegrafi.


Një grup i fëmijëve të pasanikëve të Gjermanisë nuk po hezitojnë të shfaqin fotografi nga pushimet e tyre në ishuj luksoz, por nuk mungojnë as shëtitjet me vetura të shtrenjta, aeroplanë e helikopterë privat, duke mos lënë anash as jahtet.

Në fotogalerinë e postuar më poshtë mund të shihni disa nga adoleshentët gjermanë duke bërë një jetë luksoze që pak kush mund ta bëjë, ku në disa raste kanë treguar dhuratat e tyre siç janë orët e shtrenjta, çantat, dhe veshmbathje nga disenjatorë të famshëm botërorë. /Telegrafi/

1 597

2 240

3 206

4 138

5 102

6 81

7 67

8 56

9 52

10 45

11 47

12 33

13 25

14 22

15 20

16 17