Futbollisti belg, Michy Batshuayi, nuk përjashtohet nga trendi i lojtarëve që pëlqejnë vetura luksoze.

Një nga automjetet që i posedon sulmuesi i Chelseat është modeli klasik britanik, Rolls Royce Dawn.


Vetura ekstravagante është më një çmim aspak të lirë. Ajo kushton 275.000 funte (318.610 euro).

michy1 Michy Batshuayi (Foto: Instagram/mbatshuayi)

Mirëpo, pasi nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 23 milionë funtesh (26.5 milionë euro), kjo vlerë nuk mund të konsiderohet e shtrenjtë për të.

Mjafton që Batshuayi t’i zhvillojë tri ndeshje në fushë (në raport me pagën te Chelsea) dhe e paguan këtë Rolls Royce. /Telegrafi/