LAJMI I FUNDIT:

Vetura Lexus e punuar nga kartoni (Foto/Video)

Vetura Lexus e punuar nga kartoni (Foto/Video)

Lexus ka zbuluar veturën e parë, të punuar me origami.

Gjiganti i prodhimit të veturave, e ka prezantuar veturës IS, të krijuar komplet nga kartoni.

lexus02


Punëtorët e talentuar – që quhen takumi – të cilët punojnë në linjat e prodhimit të Lexusit, kanë treguar zhdërvjelltësinë e tyre, në teknikën e palosjes të letrës.

Kartonët janë prerë përmes një teknike 3D, e më pas secila fletëz e trashë dhjetë milimetra, është kapur me dorë, transmeton Telegrafi.

lexus03

Puna është kryer në disa faza që kanë përfshirë punimin e trupit të veturës, pjesës së përparme dhe brendësisë.

Ngjitja e fletëzave të kartonit është bërë përmes një ngjitësi me bazë nga druri. Pas secilës ngjitje, është dashur të pritet nga dhjetë minuta, për të vazhduar me tjetrën. /Telegrafi/