Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shupkofc të Mitrovicës me ç'rast një veturë ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.


Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur në orën 18:00.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

vetura 1 2

vetura 2 1

vetura 3 1