LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re elektrike Ford Puma do të lansohet në vitin 2024

Vetura e re elektrike Ford Puma do të lansohet në vitin 2024

Vetura elektrike në ardhje e Ford, Puma, do të arrijë në vitin 2024 si modeli më i vogël i kompanisë, duke pasuar largimin nga linja e prodhimit të Fiesta nga viti 2023. Puma e pastër elektrike është pjesë e planit të elektrifikimit “Model e” të Ford, i cili gjithashtu përfshinë edhe dy vetura më të mëdha elektrike SUV dhe 4 furgona të ri elektrik.

Auto Express bisedoi me Tim Slatter, kryetarin e Ford UK, i cili tha “Puma EV do të bazohet në suksesin e modelit aktual të Puma-s dhe do të vazhdojë të ketë motivet dhe atributet e asaj veture”.


Slatter gjithashtu deklaroi se Puma EV do të ketë të integruar një platformë të dedikuar elektrike, duke ndarë themelet bashkë me Ford Transit Courier elektrik, duke mbajtur platformën Global-B të Puma-s me motor me naftë, transmeton Telegrafi.

Ford Puma electric teaser image

Ford veçse ka lëshuar një fotografi “teaser” të Puma EV, dhe një render ekskluziv i Auto Express parasheh dizajnin e tërësishëm të kësaj veture. Puma elektrike do të ndërtohet së bashku me veturat elektrike komerciale në ardhje të Ford në fabrikën e Ford në Craiova të Rumanisë.

SUV-të e tjerë të rinj elektrikë të markës – një model i mesëm dhe një crossover më sportiv – do të prodhohen në fabrikën e Ford-it në Këln, e cila po shndërrohet në një fabrikë të prodhimit të EV-ve falë një investimi prej 1.75 miliardë eurove (1.5miliardë funtesh).

Ndryshe nga Puma, këto vetura do të adoptojnë arkitekturën elektrike MEB të Volkswagen si pjesë e një partneriteti teknik midis dy markave.

Nuk ka asnjë informatë për kapacitetin e baterisë për Puma elektrike, por që pritet që të ofrojë një distancë të vozitjes prej mbi 320 kilometra (200 milje) me një mbushje, duke e lejuar atë të konkurrojë me rivalët e saj si Kia Soul EV dhe Peugeot e-2008. Motori elektrik do të prodhohet në fabrikën e Ford Halewood në Liverpool – e cila mori një investim prej 443,562 milionë euro (380 milionë funte) në dhjetor 2022. /Telegrafi/