LAJMI I FUNDIT:

Vetura e parë që mbushet me rrymë nga Maserati, duket dhe tingëllon shumë mirë

Vetura e parë që mbushet me rrymë nga Maserati, duket dhe tingëllon shumë mirë

Ka filluar testimet, vetura e parë nga Maserati, që funksionon në tërësi nëpërmjet baterive

Maserati e ka parë që e ardhmja e automobilizmit, janë veturat që mbushen me rrymë dhe ka vendosur që t’i përshtatet kërkesave të tregut, transmeton Telegrafi.

Derisa njoftoi se do t’i lirojë modelet e reja, që të shtojë shitjet dhe të zgjerohet sa më shumë në treg, ky prodhues italian bëri të ditur edhe për një edicion special.

Modelet e reja janë gjithnjë më të shtrenjta, Maserati i liroi makinat e lansuara gjatë këtij viti
Lexo po ashtu Modelet e reja janë gjithnjë më të shtrenjta, Maserati i liroi makinat e lansuara gjatë këtij viti

Tani, vjen një lajm tjetër nga Maserati, që njofton se ka nisur testimin e veturës së parë që mbushet me rrymë, derisa e ka shfaqur edhe në lëvizje.

Bazuar në pamjet e modelit që besohet se do të quhet MMXXI, vërehet se ka dukje dhe tingull shumë të mirë, ndërsa pritet që të jetë edhe e fuqishme.

Specifika apo detaje tjera rreth kësaj makine, Maserati nuk ka dhënë, por këto pritet të bëhen të ditura në të ardhmen. /Telegrafi/