Lamborghini është sinonim i motorëve me djegie të brendshme, por edhe kompania “Sant’Agata” ka plane për makinat elektrike. Firma premton se do të shohim makinën e saj të parë tërësisht elektrike – një GT elegant me dy dyer 2+2 – në vitin 2028. Krahas tij do të jetë pasardhësi i Urus, një SUV plotësisht elektrik.
Është e drejtë të thuhet se Lamborghini ka hezituar për të dalë me energji elektrike, gjë që nuk është befasi duke pasur parasysh se shumë nga suksesi i firmës ka ardhur nga njësitë V10 dhe V12.
Por në lansimin e hibridit të parë plug-in të markës, Revuelto-s së re, drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelmann i tregoi Auto Express për planet e kompanisë për veturat elektrike, duke thënë: “Vetura e plotë elektrike mund të jetë edhe më emocionale se një makinë me motor me djegie të brendshme”, transmeton Telegrafi.
Shefi teknik Rouven Mohr mbështeti mendimet e Winkelmann mbi planet e markës për angazhimin e EV. Ai na tha se “ka gjëra që mund të bësh me veturat elektrike e që nuk mund t’i bësh me makinat me motor me djegie të brendshme”, të cilat mund të fokusohen në sistemin e fuqisë rrotulluese për të rritur shkathtësinë dhe për të kompensuar peshën e një vetureje elektrike.
Shefi i dizajnit të kompanisë, Mitja Borkert, tha për Auto Express, “vetura e re do të marrë 1,000 për qind të ADN-së së dizajnit të Lamborghini. Nuk do të dëmtojë ose shqetësojë asnjë nga linjat tona të modeleve të tjera. Por pseudonimi im për veturën është një ‘anije kozmike GT’”.
Një trup i lëmuar, i ulët, me dy dyer duhet të ndihmojë në ofrimin e efikasitetit dhe rrezes mbresëlënëse të vozitjes, por kjo nuk do të jetë një prioritet sepse Lamborghini do të synojë performancën.
Ndërsa vetura elektrike e Lamborghini është disa vite larg, shefi i marketingut Federico Foschini tha “ne do të lëshojmë një ‘teaser’ vitin e ardhshëm përpara se të arrijmë në produktin përfundimtar”. Kjo sugjeron që një koncept që parashikon 2+2 GT është në horizont. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Kushtrim Kastrati është pensionuar nga hendbolli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit