Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ditë më parë është pajisur me një veturë të tipit LAND Range Rover, veturë kjo e cila ishte konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Kjo veturë së bashku edhe me dy të tjera, i takonin Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, të cilat iu konfiskuan pas arrestimit të tij.
Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Fadil Bunjaku në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vetura të tilla të konfiskuara u janë dhënë në shfrytëzim të gjitha institucioneve shtetërore, e jo vetëm MPB-së.
E lajmin që bëri bujë për veturën e Peqanit, Bunjaku e ka arsyetuar me faktin se është person publik.
“Në fakt njeriu pak më i njohur dhe ka bërë ndikim mediatik, përndryshe kerri i është dhënë ministrisë dhe normal e vozit kabineti, stafi dhe kushdo që ka nevojë. Nuk ka marr automjet vetëm Xhelal Sveçla, por të gjitha ministritë dhe institucionet tjera. Sepse përveç ligji që e lejon dhënien në shfrytëzim të institucioneve është nxjerr dhe një memorandum i bashkëpunimit me Kryeprokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial ku thuhet që mjetet të jepen në shfrytëzim sa më shumë institucioneve të Kosovës për shkak të kursimeve buxhetore”, ka shpjeguar Bunjaku.
Sipas tij, vetura e konfiskuara u jepen institucioneve në shfrytëzim të përhershëm.
“Ato automjete regjistrohen në emër të atij institucioni të cilit i jepet në mënyrë të përhershme”, tha ndër të tjera drejtori Bunjaku.
Ndryshe, edhe nga MPB-ja kishin konfirmuar për Telegrafin se vetura e lartpërmendur tashmë është në shfrytëzim.
“MPB për shkak të mungesës së veturave ka kërkuar nga agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore”, kishte thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.
Ajo pati thënë se edhe veturat e tjera të konfiskuara u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme të shtetit.
Sipas ligjeve aktuale, konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë që është fituar në mënyrë të kundërligjshme, sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar Burdushin që më 18 shtator 2023 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFestuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës