Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vet-aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































