LAJMI I FUNDIT:

Vetullat e trasha duke përdorur sapun: Përvetësoni këtë truk të dobishëm bukurie

Vetullat e trasha duke përdorur sapun: Përvetësoni këtë truk të dobishëm bukurie

Vetullat më të plota mund të arrihen në një mënyrë shumë më të thjeshtë dhe pa dhimbje – me sapun

Rekomandohet të blini sapun për lëkurë të ndjeshme, në mënyrë që të shmangni alergjitë dhe acarimet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Për të filluar, merrni lapsin ose hijen tuaj të preferuar të vetullave dhe formësoni ato në mënyrën e zakonshme.


Më pas i krihni. Pastaj lagni sapunin dhe kalojeni furçën e vetullave nëpër sapun, por sigurohuni që shtresa të jetë e hollë. Me brushë krihni vetullat në drejtimin lart dhe më pas në drejtim të rritjes së qimeve.

Mos harroni të krihni pjesën e sipërme të vetullave dhe kur të marrin formën dhe dendësinë e dëshiruar, lyeni vetullat me gishta dhe keni mbaruar – rezultati do t’ju kënaqë.

Në videon më poshtë mund të shihni se si duket në të vërtetë në praktikë.

/Telegrafi/