LAJMI I FUNDIT:

​Veton Berisha nesër dorëzon ankesë në PZAP

​Veton Berisha nesër dorëzon ankesë në PZAP

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha nesër do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.Ai ka bërë të ditur se pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

“Fillimisht ju falënderoj për korrektësinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre ditëve me rastin e pakënaqësive tona lidhur me procesin zgjedhor dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kundërligjshëm “Romani Iniciativa”.


Ne ju njoftojmë se do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore për të parashtruar ankesë në PZAP nesër më datë 05.03.2021 në ora 10:00. Pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Romani Iniciativa” ka siguruar gjithsej 2641 vota. Kjo parti ka marrë vota edhe në ato komuna ku nuk jeton asnjë banor i komunitetit rom.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori