LAJMI I FUNDIT:

Veton Berisha i egjiptianëve ankohet në Kushtetuese, kërkon mandatin e Romani Iniciativës

Veton Berisha i egjiptianëve ankohet në Kushtetuese, kërkon mandatin e Romani Iniciativës
Foto: Arkiv

Partia Liberale Egjiptiane ka vendosur që betejën e saj për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ta vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Dëshiroj të ju njoftoj se ne kemi vendosur për të mos u dorëzuar dhe ju informojmë se nesër me datë 13 Prill 2021 në orën 13:00h do të dorëzojmë ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të kërkojmë realizimin e plotë të të drejtës tonë të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit”.


PLE shpreson që Kushtetuesja t’i japë asaj të drejtë në ankesat e refuzuara nga PZAP dhe Supremja dhe të sigurojë një mandate në Kuvend.

“Përmes Gjykatës Kushtetuese ne synojmë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin Egjiptian një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit Egjiptian dhe ligjeve në fuqi”.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha thotë se ankesë do të ketë edhe te Avokati i Popullit.

“Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30h do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, thuhet tutje në njoftimin e PLE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori