Vetëvrasja e polices në Tiranë, gjykata vendos arrest në shtëpi për të dashurin e saj

4:"Edda
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi për Endri Niken, i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Nika u arrestua pasi rezultoi që kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij, Aldorjana Loshi, policja që u gjet e vetëvrarë në banesën e saj.
E reja shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5. Ajo gjet pa shenja jete, pak ditë më parë, nga familjarët e saj në banesën në rrugën "Ali Demi".
Hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet se përse e reja i dha fund jetës, me armën e shërbimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































