LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosjes i bashkohet aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Gjyshinca: Kurti thotë se është kënaqësi që të rinjtë e spikatur po afrohen me lëvizjen

Vetëvendosjes i bashkohet aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Gjyshinca: Kurti thotë se është kënaqësi që të rinjtë e spikatur po afrohen me lëvizjen

Në kuadër të aderimeve në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), kryetari i kësaj lëvizje ka njoftuar se të shtunën radhëve të tyre i është bashkuar edhe një aktivist i shoqërisë civile.

Kurti në profilin e tij në Facebook ka prezantuar Gazmend Gjyshincën, duke theksuar se prurjet e të rinjve që spikasin nëpër fushat e tyre, do t’i nxjerrë ata faqebardhe dhe fitues.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kurtit:


Gazmendi ynë

Gazmend Gjyshinca nga dje është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll. Gjithashtu, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Gazmendi flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht.

Në të kaluarën Gazmendi ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e kalasë së Vushtrrisë, dhe, ka qenë anëtar i shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave politike.

Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori