LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë

Vetëvendosje: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraqet rrezik për vendin dhe nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Kështu thanë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media ku ngritën shqetësimet e tyre lidhur me dialogun në nivel presidentësh që po vazhdon në Bruksel.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se së bashku me qytetarë duhet të bashkohen për të ndalur dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bisedimet Kosovë – Serbi, raporton KP.

“Hashim Thaçi në Bruksel nuk përfaqëson Kosovën. Ai e përfaqëson vetëm vetveten. Këtë duhet ta dojë edhe BE-ja, pasi ai nuk ka legjitimitet. Përveç, partisë së tij, askush nuk e do atë si përfaqësues. Ne nuk mund të vazhdojmë me një dialog të tillë, pa e pasur një raport për dialogun deri më tash”, tha Haxhiu.

Ajo numëroi disa nga pasojat e këtij dialogu, ku tha se si rezultat sot Serbia është në zemër të Kosovës.

Nënkryetarja Fatmire Kollçaku tha se shqetësues është fakti se në krye të bisedimeve është njeriu i cili nuk është president koncensual dhe i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për ‘Zajednicën’.

“Ai për të arsyetuar këto shkelje po dëshiron të bind se duhet të ndryshojë Kushtetuta e jo të jap presidenti përgjegjësi”, theksoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori