LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje sot mban marsh protestues, kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit

Vetëvendosje sot mban marsh protestues, kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuat sot do të mbajë marsh protestues për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Të dielën më 5 nëntor bëhet një vit nga dita kur Astrit Dehari vdiq, në rrethana të dhunshme, në duart e shtetit, në qelinë e burgut të Prizrenit.


Astriti u burgos padrejtësisht. Por ai ishte militant i së drejtës, në shoqëri e në politikë. Me gjithë kërkesat e mbarë shoqërisë, brenda e jashtë Republikës së Kosovës, institucionet përgjegjëse nuk e kanë mundësuar një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm, që do t’i zbardhte rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij.

Astrit Dehari nuk është më thjesht çështje e zbardhjes së rrethanave e shkaqeve të vdekjes së një të burgosuri politik. Ai është ndërgjegja jonë kombëtare dhe shoqërore. Shenjues i angazhimit dhe vullnetit tonë të përbashkët, për një shoqëri të lirë dhe të drejtë.  Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.

Në ora 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, kërkojmë Drejtësi për Astritin.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori