LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje reagon për emërimet në AKI: Pazar i PAN-it të vjetër, do ta adresojmë këtë vendim antikushtetues

Vetëvendosje reagon për emërimet në AKI: Pazar i PAN-it të vjetër, do ta adresojmë këtë vendim antikushtetues
Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj emërimit të Kreshnik Gashit si shef i AKI-së, si dhe Burim Ramadani në poziten e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, duke e cilësuar këtë si “pazar i PAN-it të vjetër”.

Vetëvendosje, përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, i ka quajtur emërime antikushtetuese.


Në reagimin, LVV thekson se këto emërime janë pazar i ri i Presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, në kurriz të shtetit.

Ndër të tjera Lëvizja Vetëvendosje në këtë reagim thekson se pasi që të konstituohen institucionet ky vendim sipas tyre antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë.

Reagimi i plotë i LVV-së:

Emërimet antikushtetuese në AKI – pazar i PAN-it të vjetër

Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit.

Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin.

Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër.

Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t’i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij.

Sigurisht që me t’u konstituuar institucionet ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedentë.

Ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues.

Përndryshe, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me presidentin, Hashim Thaçi, sot ka emëruar, Kreshnik Gashin, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së
Lexo po ashtu Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së

Ky emërim vije pasi që ditë më parë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj kishte pohuar se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori