LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje pret diasporën në Vërmicë, kërkon votën e tyre (Video)

Vetëvendosje pret diasporën në Vërmicë, kërkon votën e tyre (Video)

Një autobus nga diaspora në Gjermani ka arritur në Kosovë, ndërkaq në kufi të Vërmicës i kanë pritur anëtarët e Vetëvendosje, ku me ta ishin dhe ish-deputetët Faton Topalli dhe Mytaher Haskuka.

Topalli i uroi mirëseardhje qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë në diasporë, duke iu thënë se gjatë qeverisjes se VV-së, askush nuk guxon t’i marr haraç në kufi me kartonin  e gjelbër.


“Na keni sjell një sinjal dhe mesazh të mirë që mërgata është me VV dhe ndryshimin. Ne ju dua jo vetëm për të votuar, ju duam si deputet të kuvendit, si ministra e si ekonomist”, tha ai.

Pa ashtu edhe Haskuka tha se diaspora është ajo që ka bërë ndryshime në Kosovë.

“Më 11 qershor do të bëjmë ndryshimin  e madh që i duhet Kosovës . Ju jeni ata që e mbani Kosovën dhe gjithmonë ju trajtojnë në mënyrë jo të duhur. Me qeverisjen e VV, do t’ju mundësohet që të integroheni dhe të investoni  me kapacitetin qe e kemi në diasporë dhe Kosovë”, ka thënë Haskuka.

Ndërkaq, një qytetar i diasporës  sapo kaloi kufirin me veturën e tij, iu drejtua anëtarëve të VV-së, duke thënë se mos ka ndonjë dasmë dhe se do ta votojë AAK-në.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori