Lëvizja Vetëvendosje s’do të përkrah asnjë kandidat për President të vendit, pa zgjedhje të jashtëzakonshme. Albulena Haxhiu anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes thotë se ky Kuvend nuk mund ta zgjedh Presidentin e ri.
Ajo thotë se Qeveria e re dhe Presidenti duhet të votohen nga një legjislaturë e re.
“S’kemi emër për President për faktin se ky Kuvend nuk mund ta zgjedhë një president të ri. Ç’farë do tendencë për të zgjedhur Presidentin tani, është tendencë për t’ia zgjatur jetën qeverisë aktuale. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi i ardhshëm ta zgjedh edhe Qeverinë edhe Presidentin e ardhshëm, ka thënë Haxhiu për Ekonomia Online.
Ajo propozimin e Ramush Haradinaj i cili ka shpallur kandidaturën për president, që PDK-ja ose VV-ja ta përkrahin dhe AAK-ja t’ua kthente votën nëse atyre u duhej për kryeministër apo Kryetar Kuvendi e ka quajtur skandaloze dhe me qasje tuxhari.
“Në një vend normal një deklaratë e tillë nga një pretendent për president do të ishte skandaloze. Merreni me mend po kërkon vota ‘veresi’. Kjo është qasje tuxhari. z.Haradinaj nuk e meriton të jetë President, jo vetëm që i takon AAK-së, por ai ka qenë kryeministër dhe e kemi parë punën e tij. Vetëvendosje nuk e mbështet”, është shprehur ish- ministrja në Qeverinë Kurti.
Sipas saj, Vetëvendosje është që të gjendet një kandidatë për president që është jashtë politike, një figurë që ka integritet.
Haxhiu ka thënë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk duhet ta befasojë askënd, pasi ai është i njëjti si në kohën kur ka qenë ministër i Milloshevqit.
Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të ulën dhe të bisedojnë, ose mund të ketë një konflikt të ri.
Por, Haxhiun më shumë se deklarata e Vuçiqit, problem e sheh delegacionin e Kosovës në negociata, që sipas saj, ka tentuar që të pastrojë figurën e Vuçiqit. Faj për këtë ajo i vë edhe kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.
“Delegacioni i Kosovës në negociata më Serbinë në vazhdimësi ka tentuar t;ia pastrojnë figurën Vuçiqit dhe këtu përgjegjësi ka edhe Qeveria e Shqipërisë, e sidomos kryeministri Rama. Një deklaratë prej Vuçiqit s’na befason, por problem është qasja që zgjedh Qeveria e Kosovës. Dialogu duhet të ndërpritet, ai nuk mund të udhëhiqet nga një Qeveri që s’ka legjitimitet. Për dialogun të ketë koncensues dhe nuk ka, madje as brenda subjekteve politike që janë në koalicion”, ka thënë ajo.
Haxhiu e cila në kohën sa ishte ministre e Drejtësisë, kishte filluar procesin e Vettingut, proces ky i cili po vazhdon me ministrin e ri, Selim Selimi, por me disa ndryshime, thotë se nuk pret nga një Qeveri me plotë skandale që ta qojë këtë proces përpara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania