LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje ndriçon Kurrizin me fenerë

Vetëvendosje ndriçon Kurrizin me fenerë

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar sonte kundër mos ndriçimit të hapësirës së shëtitores mbi Kurriz në Prishtinë.

Aktivistët e LVV-së kanë ndezur fenerë, për ndriçuar këtë hapësirë të lënë anash nga Komuna Prishtinës.


“Përveç ndriçimit është shprehur brenga për neglizhencën e Komunës ndaj hapësirave të dedikuara për gjelbërim kur këtë punë do të mund ta kryente me Hortikulturën”, thotë LVV.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Mospërfundimi i projektit të Kurrizit, shqetësim për banorët

Vazhdon të mbetet i papërfunduar projekti i shetitores së Kurrizit në lagjen Dardania. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar veçanërisht për mungesë të ndriçimit, që e vështirëson jetesën e banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë lagje. Për banorët janë shqetësuese kabllot e rrymës që kanë mbetur të zbuluara dhe që paraqesin rrezik për banorët, e veçanërisht për fëmijët e lagjes.

Duke marrë parasysh këtë shqetësim me iniciativë të aktivistëve e anëtarëve të pikës Dardania, ndezëm disa fenerë e qirinjë që simbolikisht të përshkruajmë gjendjen në këtë pjesë të lagjes.

Përveç ndriçimit është shprehur brenga për neglizhencën e Komunës ndaj hapësirave të dedikuara për gjelbërim kur këtë punë do të mund ta kryente me ‘Hortikulturën’.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, fton ekzekutivin që të gjejë mënyra të zgjidhjes së këtyre problemeve, qoftë duke detyruar kompaninë kontraktuese ta përfundojë këtë projekt, ose duke përdorur kornizë-kontratat e shumëta që i ka në dispozicion komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori