LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje nderon Mujë Krasniqin me shokë në 22-vjetorin e rënies heroike

Vetëvendosje nderon Mujë Krasniqin me shokë në 22-vjetorin e rënies heroike

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga kryetari Albin Kurti ka bërë sot homazhe në kujtim të rënies së lavdishme të komandant Mujë Krasniqit dhe 40 ushtarëve të UÇK-së, të cilët 22 vjet më parë po bartnin armë e municion nga Shqipëria për në Kosovë në mbështetje të luftës çlirimtare.

Në mëngjesin e acartë të 13 dhjetorit1998, nga fshati malor Cahan në Shqipëri u nisën drejt Kosovës 143 ushtarë që po bartnin armatim të rëndë për ta mbështetur luftën çlirimtare në Kosovë. Nëpër bjeshkët e larta të Pashtrikut, e dëborën e madhe, atyre po u printe Mujë Krasniqi, apo siç e quanin bashkëluftëtarët komandant ‘Kapuçi”.

Edhe pse kishte fjalë që forcat serbe kishin zënë pozicione, Muja dhe bashkëluftëtarët tashmë kishin vendosur ta luftojnë okupatorin serb kudo që e hasin. Kjo ndodhi në mëngjesin e hershëm të 14 dhjetorit, ku në relacionin Lkenet e Hasit-Gorozhup filloi ajo që tani quhet beteja e lavdishme e Pashtrikut. Pas luftimeve të gjata heroikisht ranë Mujë Krasniqi, Beqir Gashi, Ali Krasniqi, Rifat Mëziu e 32 luftëtarë të tjerë të lirisë.

Komandant Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë na mësuan që vendosmëria për ta fituar lirinë nuk njeh rrugë të vështirë apo të rrezikshme. Sot, përkulemi para jetës dhe veprës së dëshmorëve tanë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori