LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kundër faljes së tokave Manastirit të Deçanit

Vetëvendosje kundër faljes së tokave Manastirit të Deçanit

Lëvizja Vetëvendosje dega në Deçan ka thënë se kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit.

Përmes një njoftimi kjo lëvizje ka thënë se vendimi i Kushtetueses është i papranueshëm ngase përveç se shpronëson punëtorët e ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” duke iu referuar legjislacionit të vitit 1997 ku këto prona në mënyrë të dhunshme nën kushte okupimi u bartën në pronësi të Manastirit të Deçanit, legjitimon edhe politikat fashiste, kolonizuese e gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve.

Njoftimi i plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e ndara për manastirin e Deçanit dhe njëherit përkrahë deklaratën e përbashkët kundërshtuese të miratuar me datë 25 maj 2016 në Kuvendin Komunal të Deçanit ku të gjitha subjektet politike bashkarisht me Lidhjen e Historianëve nënshkruan zotimin për t’i dalë kundër këtij vendimi.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm ngase përveç se shpronëson punëtorët e ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” duke iu referuar legjislacionit të vitit 1997 ku këto prona në mënyrë të dhunshme nën kushte okupimi u bartën në pronësi të Manastirit të Deçanit, legjitimon edhe politikat fashiste, kolonizuese e gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve.
Është e habitshme se si institucione të larta si Gjykata Kushtetuese marrim një vendim për të legjitimuar vendimet e një regjimi që u cilësua si regjim kriminal e gjenocidal nga e gjithë bota në atë kohë.
Më pak e habitshme është përkrahja që Hashim Thaçi i bën këtij vendimi duke qenë se për këtë të fundit jemi mësuar që më shumë se një mungesë ndjeshmërie të shohim një gatishmëri të hapur për të japë territore në pushtete lokale brenda e jashtë vendit.
Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan do ta përkrahim dhe do të jemi pjesë e çdo organizimi lokal dhe qendrorë që vihet në kundërshtim të këtij vendimi absurd të Gjykatës Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori