Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj heqjes së flamurit kombëtar dhe vendosjes së flamurit shtetëror të Kosovës, në hapësirën “Te Rrethi” në Prishtinë.
Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “në mbrëmjen e datës 13 shkurt, pasi ra terri, me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, u angazhuan forca të shumta policore dhe njësi speciale për të hequr flamurin kombëtar shqiptar, i cili është ngritur me leje të rregullt nga Komuna e Prishtinës”.
“Arsyeja pse dhanë urdhër të hiqet flamuri kombëtar shqiptar i ngritur me leje, është që të ngrihet flamuri zyrtar i Kosovës, tek i cili nuk gjen as historinë tonë në përmbajtje dhe as demokracinë plebishitare në aprovim. Nuk zëvendësohet flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes me flamurin që për kritere dizajni kishte përjashtimin e të kuqes dhe të zezës”.
“Flamuri zyrtar i ka vendet e veta ku ngrihet siç parashikohet në ligj, po ashtu i ka vendet ku sipas protokollit ngrihet në raste festash. Por në asnjë ligj apo rregullore nuk parashikohet që të ngrihet flamuri zyrtar te rrethi ‘Idriz Seferi’, në hyrje të Prishtinës, as në përditshmëri e as në raste festash”, thuhet në reagimin e VV-së, transmeton Telegrafi.
Më tej në reagim thuhet se “ky aksion i ndërmarrë natën, ka si qëllim ndërtimin e të ashtuquajturit identitet kosovar në kurriz të identitetit tonë kombëtar shqiptar. Pikërisht për këtë arsye u ndërmor në terr, e me prezencë të lartë policore. Por në Kosovë secili që është përpjekur të ulë flamurin shqiptar për të ngritur flamuj të tjerë, ka dështuar. Ne shqiptarët jemi shumicë absolute në Kosovë, dhe nuk do të vonojë koha kur do të arrijmë të vendosim vetë për veten tonë, gjithnjë duke i respektuar të drejtat e komuniteteve të ndryshme e minoriteteve që jetojnë mes nesh e me ne”.
“Heqja e flamurit kuqezi është e turpshme, edhe pse faqet e atyre që japin e zbatojnë urdhra të tillë ka kohë që nuk skuqen. Është e turpshme, sepse flamuri kombëtar nuk e konteston pavarësinë e as sovranitetin e Kosovës. Te rrethi në Prishtinë Kosova ka sovranitet, nuk ka nevojë për aksione policore e në terr në atë vend. Po të ishte se shqetësohen për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës qeveritarët, atëherë do të kërkonin ngritjen e flamurit në veri të Kosovës apo në enklavat që i kanë krijuar vetë, përmes decentralizimit etnik. Flamuri i Serbisë jo vetëm që po valon në Leposaviq, por edhe 5 km. larg rrethit të Prishtinës, në Graçanicë. Dhe jo thjesht në një hapësire publike, si rrethi, por në shtizën zyrtare të institucioneve komunale. Pavarësia e Kosovës kontestohet vetëm atje ku ngrihet e valon flamuri i Serbisë, i një vendi që pasi na mbajti afër një shekull nën pushtim mizor e shtypës, pasi na vrau e na preu me qëllim spastrimi, ende sot nuk na e njeh pavarësinë e nuk kërkon falje për krimet e bëra”.
“Ne e dimë se loja me flamujt po bëhet për të mbuluar dështimet katastrofale të kësaj qeverie e të qeverive paraardhëse, të cilat e kanë varfëruar Kosovën, ia kanë shkatërruar industritë përmes privatizimeve të egra, ia kanë vjedhur pasuritë nëntokësore përmes koncesioneve kriminale, ia kanë asgjësuar prodhimin vendor e bujqësinë përmes korporatave që importojnë nga Serbia. Janë këto qeveri që me korrupsionin e tyre e kanë izoluar Kosovën dhe na e kanë nxjerrë faqen e zezë në gjithë Evropën, ku mediat shkruajnë se ne qeverisemi nga kriminelë. Janë këta qeveritarë që e kanë çarmatosur UÇK-në e na kanë lënë pa ushtri, e kanë shitur idealin kombëtar e duan të na shkatërrojnë identitetin e historinë, gjithçka për të siguruar pushtetin e tyre. Asnjë lojë me flamur, natën apo ditën, nuk mund t’i mbulojë turpet e tyre” thuhet në reagim.
VV thotë se “është krejt e gabueshme të tregohet fuqia e shtetësisë së Kosovës kundër flamurit kombëtar. Pavarësia erdhi si rezultat i sakrificës shekullore me flamurin kombëtar kundër shtetit serb”.
“E dënojmë heqjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe përpjekjen për ta fshirë shqiptarizmën nga faqja e Kosovës. Kërkojmë nga ata që e hoqën, ta kthejnë sa më shpejt flamurin kombëtar aty ku ishte më përpara. Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar që popullit tonë sa më shpejt t’ia sigurojmë mundësinë që të vendosë vetë, demokratikisht, për shtetin e vet, që nga simbolet, flamuri e himni, e deri tek e drejta për t’u bashkuar me Shqipërinë”, përfundon reagimi i VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
Intervistë me Dr. Nikolla Hristov, kirurg kardiovaskular në Klinikën Zhan Mitrev
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia