LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon nga ministri Zemaj të raportojë për situatën me COVID-19

Vetëvendosje kërkon nga ministri Zemaj të raportojë për situatën me COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përmes një kërkesë dërguar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të raportoj para deputetëve për situatën me COVID-19.

Vetëvendosje në një njoftim për media thekson se gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike.


Sipas tyre, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e Qeverisë përballjen me COVID-19 po e bëjnë trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës.

Më poshtë lexoni kërkesën e tyre dërguar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës:

Lëvizja Vetëvendosje përmes nënkryetares së Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit që të ftohet Armend Zemaj për raportim para deputetëve për situatën me COVID-19 në Kosovë.

Gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike. Pavarësisht përpjekjes vetëmohuese dhe përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e kësaj Qeverie po e bëjnë përballjen me COVID-19 trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës.

Gjatë javës së fundit janë regjistuar rreth 2500 raste të reja, kurse betejën me këtë virus e kanë humbur mbi 30 qytetarë. Këto shifra janë alarmante. Kjo është indikative se Kosova po shkon drejtë thellimit të krizës. Ndonëse Ministri kishte premtuar spital të veçantë për COVID-19, realizimi i tij nuk duket gjëkundi, e Klinika Pulmologjike dhe spitalet rajonale nuk kanë kapacitet për trajtim të një vale të re të të prekurve. Qytetarët e Republikës ndodhën pa mbështetje dhe pa përkujdesje.

Shpërfillëse ndaj gjendjes së qytetarëve, kjo Qeveri është zënë e befasuar në paaftësinë e saj. Me riciklim masash pa efekt e jo të duhura, të vonshme e të pazbatuara, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në një departament të dobët të mbledhjes së statistikave. Shifrat tregojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të mangëta, pa analizë dhe pa vlerësim për efektet e tyre në terren.

Është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të diskutojë për gjendjen pandemike në vend, dhe se ministri Zemaj të raportojë para deputetëve për situatën, masat që janë ndërmarrë dhe ato që duhet të ndërmerren për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe shëndetin publik në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori