Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër të hapur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila në një intervistë ka kritikuar sjelljen e këtij subjekti politik. Ndërsa, VV, deklaratat e ambasadores Jacobson, i ka cilësuar shqetësuese për shkak se, sipas këtij subjekti politik, ato bazohen në keqinformim…
“Deklaratat tuaja të fundit për Lëvizjen Vetëvendosje na kanë befasuar. Jo për shkak të kritikës ndaj qasjes sonë politike për shkak se një kritikë e tillë, pavarësisht qëllimit, është e mirëseardhur. Për dallim prej akterëve tjerë në skenën politike të Kosovës, ne e bazojmë konceptin tonë në parime politike që mund t’i gjeni gjithandej nëpër botë. Dhe, sikur gjithandej nëpër botë, edhe te ne do të ketë njerëz që nuk do të pajtohen me këtë konceptim të organizimit shoqëror, ekonomik e politik të vendit dhe qytetarëve që jetojnë në atë vend. Dhe, kjo është normale”, thuhet në letrën e VV, dërguar ambasadores Jacobson.
Më tej në letër thuhet se deklaratat e ambasadores kanë qenë shqetësuese për shkak se ato bazohen në keqinformim.
“Tërë kundërshtimin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e bazoni në dhunën e supozuar nga ju, që po e ushtruaka Lëvizja Vetëvendosje dhe të cilën e paskemi promovuar si mjet politik. Tutje, për ta ilustruar këtë argument tuajin të paqenë, ju na akuzoni se e paskemi kërcënuar ish Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright, përmes një letre të cilën sipas jush ia paska dërguar kryetari i Lëvizjes Albin Kurti znj. Albright. Këto asnjëra nuk qëndrojnë”, thuhet në letër.
“Ia kemi përsëritur disa herë edhe pararendësve tuaj, veçanërisht z. Christopher Dell, se Lëvizja VETËVENDOSJE është lëvizje politike e cila është e organizuar sipas parimeve të aktivizmit qytetar dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen politike. Ne u mbetemi besnik parimeve bazë të demokracisë, sipas të cilave sovraniteti institucional shtetëror buron nga populli dhe i takon vetëm atij; secili popull duhet ta gëzojë të drejtën e lirisë dhe pavarësisë, dhe të barazisë me popujt tjerë; qytetarët duhet të jenë të barabartë me të tjerët, dhe të lirë nga arbitrariteti i pushtetit; secili popull duhet të jetë i lirë t’i gëzojë të mirat e veta materiale, pasuritë e veta, kapacitetet e veta ekonomike e prodhuese për rritjen e mirëqenies. Në këtë pikë besoj që pajtohemi”, vijon letra e VV.
“Angazhimi ynë politik, meqenëse bazohet në aktivizëm, natyrisht se përfshin aksione protestuese, protesta e demonstrata aktive të qytetarëve kundër nëpërkëmbjes së të drejtave tona dhe kundër shpërdorimit të pasurisë sonë. Por këto manifestime tona të pakënaqësisë asnjëherë nuk kanë marrë kahe dhune të ushtruar nga ne. Dhuna është ushtruar ndaj nesh. Më 10 Shkurt 2007 policia e UNMIK-ut me ndihmën e krerëve politik të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të atëhershme të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, kishin vrarë 2 demonstrues dhe plagosur 80 të tjerë. Në shumë raste në protestat tona policia dhunshëm kanë arrestuar dhe rrahur, e keqtrajtuar protestuesit paqësorë. Për këtë kemi edhe reagime të shumta të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Amnesty International, të cilat e kanë dënuar dhunën e policisë. Pra prej nga i cilësuat ju aktivitetet tona si të dhunshme? Se analizë empirike përgjatë kohës sa ekzistojmë ne nuk na duket se keni mundur të bën”, i shkruan VV ambasadores Jacobson.
“Ne nuk jemi Lëvizja e vetme politike në botë që aplikon metoda të tilla të angazhimit politik. Aksionet e tilla të aktivizmit qytetar shohim gjithandej nëpër botë sot. Dhe kemi parë gjithandej nëpër botë edhe në të kaluarën. Edhe në vendin prej nga vini ju, pra në ShBA, ka pasur dhe ka lëvizje të tilla. Madje këto edhe kanë lënë një gjurmë të theksuar pozitive në ndërtimin e demokracisë amerikane. Demokracia amerikane nuk do të kishte qenë e njëjtë pa Lëvizjen për të Drejtat Civile për Afrikano-Amerikanët. Diskriminimi nuk do të zhdukej pa ngritjen në këmbë dhe përpjekjet e të diskriminuarve kundër këtij diskriminimi. Sot, në kohën kur tërë globin e ka kapluar kriza ekonomike e financiare, jemi dëshmitarë të ngritjes së qytetarëve gjithandej nëpër botë kundër shkurtimeve buxhetore që shkojnë në dëm të publikes e mirëqenies së qytetarëve. Por jemi edhe dëshmitarë të kthimit të pushteteve demokratike kah qytetarët. Vetë Presidenti i ShBA-së Barack Obama doli në përkrahje të kërkesave dhe protestave të Lëvizjes Occupy Wall Street.
Ndërsa, lidhur me pohimet e ambasadores së Kurti kishte kërcënuar ish-sekretaren amerikane Albright, në letër thuhet se “Letra së cilës i referoheni ju nuk i është dërguar znj. Albright. Ajo ka qenë një letër publike të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga të gjithë qytetarët ta dërgojnë në adresat e kompanive të interesuara për blerjen e PTK-së. Dhe këtë e kanë dërguar shumë qytetarë të Kosovës, krahas aktivistëve të Vetëvendosjes”.
Qëllimi i kësaj letre nuk ka qenë kërcënimi por informimi i këtyre të interesuarve për kundërshtimin që këtij procesi të privatizimit ia bëjnë qytetarët e shtetit. Përmes letrës ne u kemi treguar kompanive të interesuara se qeveria e Thaçit nuk e gëzon as legjitimitetin më të vogël demokratik, politik e as etik për të marrë një vendim të tillë të rëndësishëm dhe me pasoja afatgjate për Kosovën. Prandaj u kemi sugjeruar ta rishikojnë interesimin e tyre për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike të qytetarëve të Kosovës, të cilën nuk janë të interesuar ta privatizojnë atë. Dhe u kemi thënë po ashtu se privatizimi i kësaj ndërmarrjeje dhe ndërmarrjeve tjera publike në këtë mënyrë dhe nga kjo qeveri do të përballet me protesta të qytetarëve dhe me procese tjera ligjore që mund të rrjedhin pas çlirimit të gjyqësorit nga ndikimi i kësaj politike ditore të Hashim Thaçit. Ne nuk e kemi kërcënuar askënd, e aq më pak, siç thoni ju, znj. Albright që të mos vijë në Kosovë. Pas kësaj letre të dërguar më 1 shtator, znj. Albright ka qenë në vizitë në Kosovë në nëntor të këtij viti. Dhe nuk ka pasur kurrfarë kundërshtimi nga Lëvizja Vetëvendosje. Madje në këtë vizitë ajo edhe i ka takuar disa deputete të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Është e vërtetë se ne kemi qasje tjetër ndaj politikës, krahasuar me subjektet tjera politike në vend. Ne mendojmë ndryshe nga ata. Ne jemi kundër dialogut jo parimor dhe pa kushte me Serbinë dhe jemi kundër koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë në kurriz të Kosovës. Ne e shohim Kosovën të ndarë nga Serbia dhe duke e pasur parasysh pozicionin armiqësor të Serbisë ndaj nesh, e sidomos krimet e Serbisë të kryera përgjatë viteve kundër shqiptarëve të Kosovës si një realitet i pakalueshëm i cili kërkon pendesë politike, vendosje të drejtësisë në vend dhe shpagim për dëmet materiale para se Serbia ta fitojë denjësinë që të ulet në tavolinë bisedash me ne. Ne angazhohemi që shteti ta ketë një rol më aktiv në ekonomi, e jo të shërbejë si spektator karshi rritjes së varfërisë së qytetarëve e degradimit të kapacitetit prodhues të vendit. Ne insistojmë në një Kosovë me qytetarë të lirë e të barabartë, me solidaritet të institucionalizuar shoqëror, me gjyqësor të lirë e të pavarur, me barazi para ligjit e me institucione të lira nga korrupsioni”.
“ Ne nuk e pranojmë legjitimimin e Tomislav Nikolicit, zëdhënësit te Vojislav Seselit, e Ivica Dacicit, zëdhënësit të Slobodan Milosevicit, si vendimmarrës në Kosovë, gjë që po ndodh përmes këtij dialogu. Ne nuk do ta pranojmë shitjen e aseteve tona strategjike si Rrjeti i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike, dhe atë për vetëm 26 milionë euro. Ne nuk do ta pranojmë këtë shpronësim të popullit të Kosovës për xhepat e pushtetit. Ne nuk mund ta pranojmë një qeveri e cila punët i kryen në biseda telefonike mes miqsh, ku rehatojnë dajë e miq në institucionet e Kosovës. Këtë politikë nuk mund ta pranojmë sepse kjo politikë po na e shkatërron jo vetëm të tashmen por dhe mundësinë për të ardhmen. Kosova nuk ndihmohet as sa i përket demokracisë dhe as shtetndërtimit përderisa protestat opozitare konsiderohen problem shumë më i madh sesa korrupsioni multimilionësh qeveritar”, përfundon letra e Lëvizjes Vetëvendosje, dërguar ambasadores Jacobson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen pesë persona
Rama: Dërgest e parave pa kosto financiare, një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme