Republika e Kosovës mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme këto ditë, të cilat u karakterizuan me pak parregullsi e me një renditje të re të subjekteve politike të cilat garuan të vetme dhe me koalicione.
Ajo që është karakteristika kryesore e këtyre zgjedhjeve është rezultati tejet pozitiv i Lëvizjes Vetëvendosje e cila përmbysi çdo parashikim në lidhje me këto zgjedhje.
Populli i Kosovës shprehi zhgënjimin e thellë duke ndëshkuar me votë ata të cilët e sollën vendin në gjendje të rëndë politike e ekonomike – prej lirisë e së këndejmi – dhe reflektoi me një disponim të ri, duke e legjitimuar me votë Lëvizjen si subjektin më të fuqishëm nga këto zgjedhje parlamentare.
Nga ky disponim i qytetarëve të Kosovës, duket se çlirimi i tretë është tepër afër! Çlirimi prej një sistemi dhe mendësie prapanike politike.
Në këtë kontekst edhe Lugina ka nevojë të çlirohet si Kosova!
Spektri politik shqiptar i Luginës dhe popullsia shqiptare e kësaj ane në veçanti, duhet t’i gëzohet rritjes dhe fuqizimit të Lëvizjes Vetëvendosje! Ndoshta është shpresa e fundit për një vendosje të re të raporteve mes shqiptarëve andej e këndej kufirit shtetëror të Kosovës.
Në fakt rritjes dhe faktorizimit të Vetëvendosjes duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët që jetojnë të shpërndarë nëpër Ballkan, meqë me rritjen e saj forcohet edhe ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. VV ka qenë organizimi politik i cili e ka ngritur zërin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Luginës që vijnë pareshtur nga Beogradi dhe neglizhencës politike e dozave të brishta nacionale që deri më tani kanë ardhur nga Prishtina.
Pos aktiviteteve të shumta politike e intelektuale në favor të shqiptarëve të Luginës, VETËVENDOSJE! ka kundërshtuar fuqishëm miratimin e ligjit, që kufizonte popullin e Kosovës për të marrë pjesë në luftërat jashtë territorit të saj, e që hipotetikisht në ndonjë situatë konflikti ndëretnik, popullsia shqiptare e Luginës do të vuante për mbështetjen e vëllezërve shqiptarë të Kosovës.
Gjithashtu, VV ka potencuar gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës, në vazhdën e ndryshimeve që duhet bërë brenda saj, duhet ta ndërrojë edhe qasjen karshi shqiptarëve të Luginës. Edhe për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Vetëvendosje gjithmonë ka theksuar se çështja e shqiptarëve të Luginës është dashur të trajtohet në veçanti gjatë këtyre bisedimeve.
Klasa politike shqiptare e Luginës duhet të ndërtojë raporte të reja e funksionale si me autoritetet e reja qeverisëse të Kosovës, ashtu edhe me ato që do të dalin nga zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Popullata shqiptare e Luginës, si kurrë më parë, meriton një qasje më konstruktive, si nga faktori politik nacional, po ashtu edhe nga vetë politikanët lokalë shqiptarë. Kjo popullatë, nuk e ka më luksin, që fatin e vet, ta lidhë me politikat destruktive, keqmenaxhuese dhe me interesa të ngushta personale dhe klanore.
Motivet nacionale duhen të ngjallen sërish dhe interesi kombëtar duhet të nxirret në radhë të parë, për t’i mos lënë hapësirë zhvillimit dhe afirmimit të kauzave të rreme e demagogjive. Ka gati dy dekada, që çështja e shqiptarëve të Luginës vetëm debatohet, kurse zgjidhjet për problemet e shumta me të cilat përballet kjo popullatë, mbesin vetëm iluzione!
Fëmijët shqiptarë të Luginës, nuk meritojnë të rriten me frikën se për të ardhmen e tyre vendosin faktorë politik të korruptuar e pakualifikuar. Rinia shqiptare e Luginës, nuk meriton të jetë e margjinalizuar dhe e diskriminuar tej mase. Burrat dhe gratë shqiptare të Luginës, kanë vuajtur deri më tani aq shumë, sa nuk i premton koha t’i përmbushin ambiciet dhe egot personale të politikanëve shqiptarë të Luginës.
Të moshuarit shqiptarë të Luginës kanë kontribuar për mirëqenien dhe lirinë që e gëzojmë sot, jo për një pleqëri si kjo që e përjetojnë: pa dinjitet e shëndet! Popullsia shqiptare e Luginës, duhet ta përjetojë ndryshimin dhe ta reflektojë atë, siç bënë edhe bashkëkombësit e tyre në Kosovë.
E vetmja shpresë është vetëvendosja!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Ekspertët kanë zbuluar se si duhet të duket vagjina normale
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës