LAJMI I FUNDIT:

Veterani i UÇK-së, baba i dëshmorit, akuzon pushtetarët që po njollosin vlerat e UÇK-së (Video)

Veterani i UÇK-së, baba i dëshmorit, akuzon pushtetarët që po njollosin vlerat e UÇK-së (Video)

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, babai i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi duke akuzuar individë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët sipas tij, keqpërdorin dhe njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së për përfitime personale dhe klanore.

Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë.


Kur ata u afruan për të bërë homazhe para varreve të dëshmorëve, Islam Bytyqi i thotë Zafir Berishës: “Ju po rrnoni mirë!”. Ndërsa Haskukës i thotë se “Nuk jeni të gjithë të këqij”./TV Prizreni/