LAJMI I FUNDIT:

Veterani rus që madhëron Millosheviqin dhe Mlladiqin paraqitet me simbolin ‘Z’ në një gjimnaz të Vranjës dhe disa institucione në Serbi

Veterani rus që madhëron Millosheviqin dhe Mlladiqin paraqitet me simbolin ‘Z’ në një gjimnaz të Vranjës dhe disa institucione në Serbi

Në mëngën e xhaketës kishte të shfaqur shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës. I veshur në këtë mënyrë dhe i paraqitur si veteran ushtarak rus, Vyacheslav Kalinin shoqërohej me nxënësit e një gjimnazi në Vranjë, të cilëve u prezanton revistën e veteranëve si dhe është takuar me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Javët e fundit, Kalinin praktikisht ka qenë në një turne në Serbi, i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar dënimit të agresionit që Rusia po bën në territorin e Ukrainës.

Kalinin është themeluesi i revistës “Veteranske novine”. Ai është një veteran i luftës, ekspert ushtarak dhe kryeredaktor i kësaj reviste.


Kjo revistë shkruan për çështje që kanë të bëjnë me veteranët ushtarakë dhe policorë, gjithashtu raporton edhe luftën në Ukrainë nga qëndrimet e Kremlinit zyrtar dhe lavdëron pushtimin rus.

Në edicionin e shtypur për janar-shkurt 2023, revista si foto të kopertinës shfaq ushtarët dhe tanke ruse me titullin “Viti i parë i operacioneve speciale ushtarake”, që është një frazë e përdorur nga Kremlini për pushtimin e Ukrainës.

profilet e tij të rrjeteve sociale, ai lavdëron presidentin e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe ish-gjeneralin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq.

I pari vdiq gjatë gjyqit për krime lufte, ndërsa i dyti u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pse e vizitoi gjimnazin në Vranjë?

Vyacheslav Kalinin vizitoi Serbinë si pjesëmarrës në Kongresin Botëror të Veteranëve, i cili u mbajt në Beograd nga datat 6-10 mars që morën pjesë 113 delegatë nga 40 vende. Në mesin e këtij muaji, ai vizitoi Vranjën, ku ishte mysafir i gjimnazit “Bora Stankoviq”.

Fotot e publikuara nga Kalinin, më 14 mars, në rrjetet sociale tregojnë se ai ka vizituar “këndin rus” të gjimnazit të Vranjës. Në foto shihet drejtoresha e shkollës Suzana Mishiq-Stankoviq si dhe disa vajza që supozohet se janë gjimnaziste.

Po ashtu, Novica Antiq që është kryetar i Unionit Ushtarak të Serbisë, ishte në vizitë me Kalininin.

Një nga fotot tregon të pranishmit duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Veteranske novine” në rusisht, ndërsa Kalinin mban një kopje të revistës së tij. Në foton e dytë, një mysafire nga Rusia po shfleton këtë revistë para përfaqësuesve të shkollave dhe nxënëseve.

“Këndi rus” u themelua në vitin 2018 me qëllim që, siç u tha në ceremoninë e hapjes, të jetë një hapësirë kushtuar kulturës, historisë, letërsisë, popullit rus dhe lidhjeve të pathyeshme ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Me atë rast, Kalinin kishte veshur një xhaketë me simbolin rus “Z” në të, e cila është bërë simbol i ushtrisë ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Veteranske novine” përshkruhet nga Kalinin si një “medie e pavarur ruse” që ai “shpërndan pa kufizime ngjarje që konsiderohen të nevojshme”.

Sindikata Ushtarake e Serbisë, siç shpjegon Antiq, ka bashkëpunuar me Kalinin për vite të tëra, kështu që gjatë qëndrimit të tij të fundit në këtë vend kanë vizituar edhe rajonin e Vranjës, duke punuar në një projekt të ri që lidhet me të ashtuquajturën “Rruga ruse” e ndërtuar nga kozakët rusë në vitet 1920.

Drejtoresha Mishiq-Stankoviq tha për portalin lokal “Slobodna reč” nga Vranja se revista e promovuar nga Kalinin ishte “medie e pavarur ruse” në të cilën “nuk ka propagandë lufte”.

Darko Obradoviq, analist nga Qendra për Analiza Strategjike, vlerëson se vizita e Kalininit në shkollën e mesme të Vranjës kishte “karakterin e eksportimit të propagandës ruse të luftës”.

“Bëhet fjalë për radikalizimin e pastër të studentëve, ku përfaqësuesi i propagandës së luftës të palës agresore të Federatës Ruse po e përhap atë propagandë në mesin e gjimnazistëve”, konsideron Obradoviq.

“Z” ruse në ministrinë serbe

Kjo nuk është vizita e parë e Kalininit në Serbi. Në fillim të shkurtit, ai ishte mysafir i Ministrisë së Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë. Ai u prit nga sekretari shtetëror në atë ministri, Zoran Antiq.

Dhe Kalinin e shfrytëzoi atë takim për të prezantuar revistën e tij “Veteranske novine”, ndërsa në xhaketë kishte të vendosur simbolin rus “Z”.

Kalinin shfrytëzoi edhe vizitën e tij të fundit në Vranjë për t’u takuar me peshkopin Pahomi të Vranjës.

Ky zyrtar i lartë i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) u akuzua për abuzim seksual me katër djem në fillim të viteve 2000, por u lirua për shkak të mungesës së provave.

Disa ditë më parë, më 11 mars, veterani rus Kalinin publikoi foto të bëra gjatë një vizite në varrin e Millosheviqit, i cili u akuzua para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për krime lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavisë.

“Me vendosjen e luleve i bëmë nder djalit të madh të Jugosllavisë dhe Serbisë”, ka shkruar Kalinin në njoftimin e tij nga Pozharevaci, ku është varrosur Millosheviqi me gruan e tij Mirjana Markoviq.

Në ditëlindjen e gjeneralit të dënuar Ratko Mlladiq, më 12 mars, Kalinin postoi një fotografi të tij me uniformë ushtarake dhe shkruante “Gëzuar ditëlindjen, gjeneral”.

Gjatë turneut të tij në Serbi, Kalinin u takua me Slavoljub Radosavljeviqin që është kryetar i Shoqatës Gjithëserbe të Veteranëve “Bojevo Bratstvo”. Vitin e kaluar, kjo shoqatë – në bashkëpunim me Qendrën ashtuquajtur Humanitare Ruso-Serbe nga Nishi, zyrtarë të Kremlinit dhe shërbimin rus të sigurimit – organizuan një kamp për fëmijë afër Aleksandrovcit në jug të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori