LAJMI I FUNDIT:

Veteranët refuzojnë ftesën e Haradinajt për homazhe te varri i Rugovës (Video)

Veteranët refuzojnë ftesën e Haradinajt për homazhe te varri i Rugovës (Video)

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas ceremonisë së vendosjes së luleve pranë shtatores së Zahir Pajaziti, Haradinaj teksa po përshëndetej me të pranishmit, i ftoi t’i bashkëngjiten për homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, por si duket ata nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit, raporton KP.


Haradinaj homazhet gjatë ditës i vazhdoi edhe në Prekaz, te varrezat e familjes Jashari, e më pas do të vizitojë familjen Jashari.

Ndërsa homazhet që ishin paralajmëruar nga ora 13:00 e tutje janë anuluar për shkak të mbledhjes përgatitore në Korçë, njofton Zyra e Kryeministrit Haradinaj.