Nesër pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.
12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve.
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.
Njëri nga të akuzuarit në këtë rast, është edhe anëtari i komisionit, Xhavit Jashari.
Ai ka pohuar për KosovaPress se nesër në orën 10:00 do të fillojë shqyrtimi ndaj 12 të akuzuarve, ku do të njihen edhe zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria.
Jashari ftesën ndaj tij e ka quajtur spektakël politik.
“Ftesën na i kanë dërguar prej orës 10:00. Unë mendoj se ky është një spektakël politikë dhe medial. Nuk jam unë ai që ja kam njohur dikujt të drejtën e veteranit. Megjithatë, prokuroria e kanë paraparë kështu, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem organeve të drejtësisë, në çdo kohë dhe në çdo moment. Dhe absolutisht nuk brengosem për këtë çështje. Është një lojë politike. E kanë futur emrin tim aty, ata e dinë pse e kanë fut emrin”, tha ai.
Sa i përket dyshimeve të listave të fryra të veteranëve, edhe pse ka qenë në komision, Jashari mohon të ketë pasur dorë në këtë proces.
“Nuk mundet organizata e veteranëve me dit këtë çështje, sepse unë di plotë veteran që nuk kanë marrë kartela dhe nuk janë anëtar të shoqatës. Unë kam qenë në komision, por ata që ja kanë njohur të drejtën janë komandantë të zonave, duke filluar prej të Istogut. Ata e kanë ditur se kë e kanë pasur ushtar, sepse unë tash nuk mund ta di as 0,1 për qind se sa ka pasur ushtar. Unë absolutisht nuk e di, edhe pse kam qenë në komision”, ka përfunduar ai.
Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjykata ia kishte kthyer për përmirësim dhe qartësim këtë aktakuzë Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se përshkrimi faktit i veprës penale ishte konfuz dhe si i tillë nuk lejonte mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të procesit.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Jahjaga: Derisa bota shënon 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore, Kosova po dështon

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt dyshon se vajza iu vra për përfitime financiare

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024