Jemi në muajin e Ramazanit, muaji gjatë të cilit myslimanët agjërojnë në tërë botën.
Mustafa Askar, profesor i teologjisë në Universitetin shtetëror të Ankarasë, intervistohet drejtpërdrejtë në kanalin e parë të televizionit shtetëror, TRT1.
Tema e emisionit, “Lumturia e Ramazanit”.
Ai flet për bisedat që i ka pasur me kolegët e tij gjatë një vizitë që i kanë bërë në kopshti zoologjik në Australi.
“Pse njerëzit krenohen me lutje dhe agjërim?”, pyet ai. “Kjo nuk është një vepër e mirë, është obligim”.
Më pas ai ngazëllehet: Duke i parë kafshët në kopshtin zoologjik, thotë ai, e kupton se njerëzit janë të vetëm qenie të gjalla që luten. Normalisht që asnjë nga kafshët nuk luten. Kjo do të thotë, dhe më lejoni që të jem i hapur, e të mos harrojmë që edhe libri i shenjtë (Kurani) e thotë këtë, gjithashtu: Askush nuk duhet të ndjehet i ofenduar, kjo do të thotë se vetëm kafshët nuk luten. Kjo gjithashtu nënkupton se ata që nuk luten janë kafshë”.
VIDEO: Prof of theology on TR state TV: “Only humans pray. Those who don’t pray are animals.” https://t.co/oN67K6aNhC via @hurriyet
— TurkeyNotebook (@TurkeyNotebook) June 13, 2016
Diçka e tillë nuk do të ndodhte në Turqinë e para 14 vjete, para se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe lideri i saj, Recep Tayyip Erdogan të vijë në pushtet.
Kur njerëzit e kuptuan se çfarë është thënë, ajo video u bë hit në të gjitha anët, përjcell REL.
Fillimisht duke u publikuar nga “mediat ende të pavarura” dhe më pas nga të gjithë nëpër rrjete sociale dhe blog.
Zëdhënësi i qeverisë dhe zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli, është pyetur për komentet e bëra nga ky “profesor”. Ai nuk i ka dënuar ato dhe as që ka shprehur ndonjë qëndrim për komentin.
Ai thjeshtë tha se “më me dëshirë do e tejkalonte këtë çështje”.
“Mendoj që kjo po fryhet tejmase me qëllim. Nëse këtu do të kishte diçka të jashtëligjshme, prokurorët do të merren me këtë punë”, ka thënë ai.
Reagimet ishin më të fuqishme se sa është pritur. Pas reagimeve, “profesori” është paraqitur publikisht sërish duke thënë se ai “është keqkuptuar” dhe më pas ka kërkuar falje për keqkuptimin.
Një gjë tjetër që gjithashtu është për të ardhur keq është edhe trendi në rritje për t’iu bërë jetën sa më të vështirë atyre që nuk duan të ndjekin praktikat fetare ashtu siç i kupton dhe “fuqishëm i rekomandon” qeveria.
Gjatë ramazanit shumë restorante bëjnë oferta speciale për kohën kur njerëzit që agjërojnë mund të fillojnë të hanë bukë.
Në një resor në Detin Egje, unë bisedova me një pronar të një dyqani, duke ia shprehur mirëkuptimin tim që të gjithë aty duken të lirë të ushqehen hapur nëpër restorante.
Ai buzëqeshi dhe tha, “Po, kështu ndodh në bregdet, sepse këtu jetohet nga turizmi”. Më pas shtoi ai, “shko vetëm 50 kilometra më brenda vendit dhe shikoje sa ke mundësi të pish cigare, të hash bukë apo të pish ujë në rrugë”.
Një banor i qytetit verior, Trabzon, në afërsi të Detit të Zi, e ka bërë një video “selfie” duke ecur rrugëve të qytetit: “Shikoni rrugët e Trabzonit; shikoni njerëzit që ecin rrugëve. A po pinë cigare dikush, a po hanë apo pinë ujë? Demokracia dhe gjëra të tilla janë në rregull. Por, nëse dikush e prish agjërimin gjatë ditës në Trabzon, ju betohem në Zot se do t’iu nxjerrin sytë”.
Megjithatë, e bukura e Turqisë në krahasim me shumë vende fqinje të saj në Lindje të Mesme, është se këtu ka ende hapësirë për të thënë “jo, edhe pse këto mundësi po mbyllen çdo herë e më shumë”.
Në rastin e profesorit të teologjisë që ofendojë të tjerët që nuk luten dhe agjërojnë, një qytetar i Stambollit tashmë e ka paditur atë: “Nuk jam falur kurrë në jetën time. Një studim nga viti 2015 tregon se 27.5 % e turqve dhe 85 % e popullatës së botës nuk lutën fare. Kjo (çfarë ka thënë profesori i teologjisë) është ofendim ndaj miliarda njerëzve në tërë botën”.
https://www.youtube.com/watch?v=8znsLuGBrwE
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj