LAJMI I FUNDIT:

Vetëm për ndryshimin e pjesës së përparme të Ferrari 488 GT3, janë nevojitur 18 mijë orë – tani është gati të garojë në pistë

Vetëm për ndryshimin e pjesës së përparme të Ferrari 488 GT3, janë nevojitur 18 mijë orë – tani është gati të garojë në pistë

Makina vjen në version të ri, që është gati të garojë në pistë krahas rivalëve

Ky vit konsiderohet shumë i rëndësishëm për Ferrari, pasi prezantoi modelet F8 Tributo, SF90 Stradale, F8 Spider, 812 GTS si dhe do të sjellë një model GT misterioz, transmeton Telegrafi. Listës së makinave të reja, i shtohet edhe një version i ri i modelit 488 GT3, shumë më i fuqizuar dhe me ndryshime që e bëjnë shumë më të shkathtë.


Ferrari ka bërë të ditur, se vetëm për ndryshimin e pjesës së përparme të kësaj makine sportive, janë nevojitur 18 mijë orë, që të përshtatet aerodinamika me dinamikën e vozitjes. Poshtë dritave, është vendosur një pjesë shtesë, që ia rritë stabilitetin makinës, testimi i së cilës, është bërë për një kohë të gjatë të rren te hapur si dhe në tunel me erë të fuqishme.

Në përgjithësi tërë pjesa e përparme e këtij modeli, ka pësuar ndryshim të dukshëm, krahasuar me modelin aktual, ndërsa pritet të tregoj sukses në garë me modele tjera.

Bashkë më këto ndryshime, platforma e rrotave të këtij Ferrari është zgjeruar, ndërsa është përforcuar sistemi i trenimit si dhe është shtuar një krah në pjesën e pasme, për ta bërë më të qëndrueshëm. /Telegrafi/