LAJMI I FUNDIT:

Vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar propozime për këshillat zgjedhor

Vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar propozime për këshillat zgjedhor

Jozyrtarisht vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar lista të anëtarëve për këshillat zgjedhor tek Komisionet komunale zgjedhore anembanë vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga KSHZ, sërish, informatat e para flasin që deri mbrëmë në mesnatë kur dhe skadoi afati për dorëzimin e listave, lista të këtilla nuk kanë dorëzuar nga LSDM, të cilët që moti kanë paralajmëruar bojkotin e zgjedhjeve të 5 qershorit, por lista nuk kanë dorëzuar as PDSH dhe BDI.


Me këtë sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të duhet të shtyhen, sepse bëhet e pakuptimtë pritja e 11 majit, datës kur duhet të dorëzohen listat për deputetë, respektivisht, derisa partitë nuk kanë dorëzuar lista për këshillat zgjedhor, atëherë është e logjikshme që nuk do të dorëzojnë as lista për deputetë./Telegrafi/