LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm një rrotullim të ruletit, biznesmeni brazilian i fitoi afro katër milionë euro

Me vetëm një rrotullim të ruletit, biznesmeni brazilian i fitoi afro katër milionë euro

Bastin prej 39 mijë eurove, biznesmeni brazilian e ktheu në fitore prej afro katër milionë eurove, me vetëm një rrotullim të ruletit.

Para tri vitesh, Pedro Grendene Bartele ka qenë në një kazino në Punta del Este të Uruguait, ku i rrezikoi të gjitha paratë, duke i vendosur në numrin 32, transmeton Telegrafi.


Shumë njerëz e kishin rrethuar Pedron, teksa prisnin të habitur me atë çfarë do të ndodhte, ndërsa ajo çfarë pësoi ishte një festë e madhe nga të gjithë të pranishmit.

Të fituarit e 3.9 milionë eurove, e ka gëzuar tej mase atë dhe miqtë që e rrethonin, derisa shumë njerëz i shkuan pranë që ta uronin.

Pedro, është nipi i miliarderit të famshëm Alexandre Grendene Bartelle, të cilin magazina Forbs e ka vlerësuar se ka kapital prej më shumë se një miliardë eurosh, nga biznesi më i madh në botë përpunimit të sandaleve. /Telegrafi/