Edhe pse shumica beson që simptomat e infeksionit bakterial janë më të forta se ato virusale, është gabim, sepse edhe bakteret edhe viruset mund të shkaktojnë vështirësi të njëjta, ndërkaq antibiotik përshkruhet vetëm në rast të infeksionit bakterial
Për t’u përcaktuar saktësisht natyra e sëmundjeve është e domosdoshme të bëhet pasqyra e gjakut me formulën e leukociteve, analiza e vlerave të proteinave reaktive-C në gjak, si edhe mostra e hundës dhe e fytit, transmeton Telegrafi.
Nëse në formulën e leukociteve janë të ngritur vlerat e limfociteve dhe të monociteve, fjala është për infeksionin virusal, mirëpo nëse janë të ngritura vlerat e granulociteve, atëherë fjala është për infeksionin e shkaktuar nga bakteret.
Vlerat e proteinave reaktive-C kanë rëndësi më të lartë të vlerave. Nuk është e rrallë që pacientët pas disa ditëve të infeksioneve virusale fillojnë të marrin antibiotikë. Shpejt ndiejnë përmirësim, mirëpo antibiotiku nuk është shkaktari, por rrjedha natyrale e shërimit.
Sekrecioni me ngjyrë të verdhë nga hunda nuk është e thënë të tregojë infeksionin bakterial, por në sekretin e hundës, si pasojë e luftës së sistemit të imunitetit kundër virusit, gjenden shumë leukocite, përkatësisht rruaza të bardha të gjakut që i japin ngjyrë.
Në rast që gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë dhe më nuk ka temperaturë dhe që të gjitha vështirësitë janë zvogëluar, vetëm ndryshimi i ngjyrës së sekrecionit nuk do të thotë që ka ndodhur infeksioni bakterial.
Shtresat e bardha në bajame, gjithashtu, nuk janë tregues që është fjala për inflamacion bakterial të fytit. Mononukleoza infektive të cilën e shkakton virusi Epstein-Barrit, manifestohet në mënyrë identike si edhe angjina me qelb – me temperaturë të lartë, dobësim të përgjithshëm, bajame të rritura me shtresa të bardha, me gunga të rritura limfatike në qafë.
Inflamacioni i veshit gjithashtu mund të jetë virusal dhe bakterial. Inflamacionet virusale të veshit të mesëm mund të çojnë në gjakrrjedhje, ndërsa inflamacionet bakteriale mund të shkaktojnë pëlcitje të cipës daulles së veshit me rrjedhje të qelbit në korridorin e jashtëm të dëgjimit.
Megjithatë, shumicën e inflamacioneve të veshit të mesën e shoqërojnë skuqja, ndjeshmëria e daulles së veshit, prandaj vetëm në bazë të kontrollit nuk mund të jemi të sigurt a është shkaktar virusi apo bakteri.
Në fillim shurupi
Kur fëmija ka temperaturë, qan apo ankohet në dhembje veshi, prindi do të duhej t’i japë shurup kundër temperaturës dhe dhembjeve, rregullisht t’ia pastrojë fëmijës hundën dhe t’i përcjellë simptomat.
Këto telashe më së shpeshti kalojnë në afatin prej një deri në dy ditësh.
Nëse përkeqësohen, vetëm atëherë duhet patjetër fëmija të dërgohet te pediatri. Sepse, te fëmijët parashkollorë, shumica e infeksioneve ka prejardhje virusale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre