Sipas një pasqyre më të fundit statistikore që i referohet çdo rajoni – karakteristike për Pollogun është se që nga Regjistrimi i vitit 2002 e deri në vitin 2015, numri i popullsisë është rritur me më shumë se 15.700 banorë, që përbëjnë 15 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, duke e renditur si rajonin e dytë me numrin më të madh të banorëve. Ndërsa në Pellagoni, rajonin më të madh nga sipërfaqja, gjatë këtyre viteve ka ndodhur e kundërta – popullsia ka rreth 7 mijë banorë më pak dhe përbën vetëm 11 për qind të numrit të përgjithshëm, njofton Koha.mk
Që prej regjistrimit të fundit të popullsisë dhe banesave në vitin 2002, numri i banorëve nëpër tetë rajonet e vendit ka ndryshime drastike. Në disa rajone, numri i popullsisë ka shënuar rritje pozitive, ndërsa në disa të tjera – shifrat janë reduktuar ndjeshëm duke zbritur në disa mijë banorë më pak. Përveç rajonit të Shkupit, që renditet i pari si për rritjen e numrit të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga fluksi i personave që shpërngulen nga zona të tjera, rajoni i Pollogut është i dyti sa i takon dendësisë së popullsisë e numrit të rritur të popullsisë. Sipas një pasqyre më të fundit statistikore që i referohet çdo rajoni në veçanti dhe zhvillimit të tij, Enti i Statistikave veçon se karakteristike për Pollogun është se në këtë zonë jeton 15 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, edhe pse si përfaqe nuk zë as 10 për qind të territorit të përgjithshëm të vendit. Dendësia e popullsisë është e madhe, rreth 132 banorë në një kilometër katror. Nga ana tjetër, për këtë rajon është karakteristik është Bruto Prodhimi Vendor, i cili është i ulët dhe për banor arrin 118.672 denarë, ndërsa në BPV totale participon me 7.5 për qind. Në një rënie të shpejtë është Pellagonia. Sipas vlerësimit të bërë gjatë vitit të kaluar, në këtë rajon jetojnë rreth shtatë mijë banorë më pak sesa në vitin 2002. Edhe pse afërsisht shtrihet në një territor gati dy herë më të madh se Pollogu dhe nga sipërfaqja është më i madhi, në këtë rajon dendësia e popullsisë është e vogël dhe arrin 49 persona në një metër katror. Sa i takon numrit të banorëve, në Pellagoni jeton rreth 11 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë që gjatë këtyre 13 viteve është reduktuar me shtatë mijë persona më pak. Sa i takon rajonit të Shkupit, që renditet nga sipërfaqja edhe si më i vogli (7.3 për qind e sipërfaqes së përgjithshme), është më i madh nga numri i përgjithshëm i popullsisë (afër 30 për qind e popullsisë së përgjithshme) si edhe nga dendësia – përkatësisht me më shumë se 340 banorë në një kilometër katror.
Po ashtu, ky rajon ka edhe BPV-në më të lartë për banor (mbi 348 mijë denarë) dhe participon me më shumë se 42 për qind në BPV-në e përgjithshme. Sipas ESHS-së rritja me më shumë se 41 mijë e numrit të popullsisë që nga regjistrimi i fundit, vjen edhe si pasojë e migrimit të brendshëm të popullsisë që si destinacion ka kryeqytetin. Popullsia është në rënie në rajone të tjera që dominohen nga popullsia maqedonase, si Lindori i cili numëron mbi 4.700 banorë më pak sesa në vitin 2002, ai i Vardarit me mbi 1400 banorë më pak, si edhe Jugperëndimi, me 1655 banorë më pak sesa në Regjistrimin e fundit të popullsisë. Ndërsa dy rajonet, si i Verilindjes dhe Juglindori kanë shënuar një rritje të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Rajoni i Vardarit është karakteristik për dendësinë më të vogël të popullsisë, që arrin në 39 persona në një metër katror. Sipas analizës së ESHS-së dhe të dhënave që i referohen lëvizjeve të popullsisë, mund të vërehet se për disa rajone – shtimi i numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve ka ardhur edhe si pasojë e shifrave në rritje të shtetasve të huaj që jetojnë në to. Ndërsa për disa të tjera, si rajoni Verilindor, është shënuar se me perspektivë janë mineralet nëntokësore,si plumb dhe zink, ndërsa në rajone të tjera është investuar në sferën e turizmit, si në zonën afër liqenit të Dojranit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët