LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ligji e shpëton Qeverinë nga mbingarkimi me zyrtarë

Vetëm ligji e shpëton Qeverinë nga mbingarkimi me zyrtarë

Kosova ka një nga qeveritë më numrin më të lartë të pjesëtarëve të kabinetit qeveritar.

Me buxhetin rreth 2 miliardë euro në vit, që vlerësohet ndër më të ulëtit krahasuar me ato të shtetit të rajonit, vendi ynë ka ndër numrin më të lartë të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësve të tyre.


Për më tepër kabinetet qeveritare ndër vite vazhdimisht janë rritur. Përfaqësues qeveritar por edhe organizata joqeveritare shpeshherë e kanë kritikuar qeverinë Haradinaj duke vlerësuar se shpenzimet e buxhetit të shtetit për të gjithë këta anëtarë të qeverisë janë shumë të larta.

Vetë kryeministri Haradinaj në disa reagime publike ka pranuar se nuk është i kënaqur me një numër kaq të madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por këtë e ka arsyetuar me konstalacionin politik të qeverisë.

Që kabinetet e ardhshme qeveritare të mos jenë pasojë e koalicioneve politike tashmë ka filluar puna që kjo të rregullohet me ligj. Kjo konfirmohet nga Besnik Tahiri, koordinator për reforma.

Në rast se qeveria bëhet me ligj të vetin atëherë asnjë koalicion i ardhshëm nuk mund të formojë dikastere sipas dëshirës.

Aktualisht Komisioni që po punon për hartimin e këtij projektligji është duke shikuar shumë shtete të rajonit dhe Europës se si e kanë të rregulluar këtë çështje.

‘Ky ligj do të duhej të rregullonte numrin e ministrive, po ashtu standardin karshi emërimit të zëvendësministrave, mirëpo mbi të gjitha do të rregullonte aspektin sektorial’, tha Tahiri për RTK-në.

Në listën e shembujve mbi të cilën pritet të hartohet projektligji janë: Shqipëria, e cila ka 123 ministri, Maqedonia ka 17 ministri, Mali i Zi ka 20 ministri, Serbia ka 20 ministri, Kroacia 21 e Greqia 14 ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori