Vetëm gjatë javës së kaluar, Spitali i Pejës ka kryer 61 operacione, 210 dializa dhe 16 lindje

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 16 fëmijë, nga të cilët 12 janë vajza dhe 4 djem.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar janë kryer gjithashtu edhe shërbime të tjera mjekësore në volum të konsiderueshëm:
- 2,601 vizita specialistike;
- 211 pranime pacientësh;
- 164 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë;
- 1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike;
- 61 operacione të suksesshme;
- 210 dializa;
- 509 Rëntgen, 252 Eho, 73 MRI, 19 Mamografi;
- 30 ergometri dhe 34 ehokardiografi;
- 4 kollonoskopi dhe 23 gastroskopi;
- 286 shërbime fiziatrike.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky statistika tregon angazhimin e stafit mjekësor për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të gjithanshme për qytetarët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































