Vetëm fëmijëria të çon tek e vërteta. Vetëm një fëmijë, larg virusit të hipokrizisë së modës, interesit meskin, llogarisë së aty për atyshme mund të thotë atë çfarë një i rritur e hesht apo e sheh gabim.
Vetëm një fëmijë mund t’i thotë mbretit që është lakuriq, edhe pse zëri i tij shuhet e nuk dëgjohet nga duartrokitjet e burrave që sillen si gra interesi dhe grave që sillen si burra të përdalë.
Vetëm një fëmijë mund të bëjë atë që të rriturit, në luftën e egër për ekzistencë, në betejën për çantën e gruas dhe bizhutë e të dashurës, në kompromiset e pafundme për të siguruar ca metra katrorë më shumë apartament, bileta udhëtimi apo qoftë dhe për hir të jetesës në mbijetesë, nuk mundin ta bëjnë edhe kur betohen për dashuri të zjarrtë për atdhe e shqiptari. Janë të dënuar të mos e bëjnë edhe kur distabanojnë në pista vallëzimi; e bëjnë keq kur shndërrohen në shifra të botës së mbretërve të kozmetikës politike; nuk guxojnë ta bëjnë dhe kur betohen se flasin shqip.
Videoja e një fëmije përtej ish-kufirit shqiptaro-shqiptar që thotë mes lotësh se është shqiptar nga Kosova, është më shumë se kryengritje e një shoqërie të dënuar të shohë e pafuqishme shfaqje të shëmtuara marrëzie. Ajo është një ngritje kryeje ndaj të rriturve që bëjnë sikur votojnë dhe të mëdhenjve që bëjnë sikur votohen, por që refuzojnë të kuptojnë ca të vërteta të vogla e të prekshme.
Shqiptari i madh i vogël nga Kosova, në videon që po trallis shqiptarët, në fakt është plani dhe strategjia kombëtare dhe evropiane që nuk kanë mundur ta bëjnë as partitë politike në vend, as qeverisjet, as shoqëria civile apo akademitë shqiptare të shkencave. Ai fëmijë është protesta me pafuqi loti ndaj paaftësisë ulëritëse që bëhet krim kur i jep dhe merr pushtet; paaftësisë për të identifikuar një flamur të njëjtë besimi e orientimi kësaj apo asaj ane të vijës së Morinës.
Ka një bast juridik tani mes kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës. Një padi e Ramës kërkon që gjykatësit të shqyrtojnë faktet nëse ai ka bërë plan për të ndarë Kosovën, siç mendon Ramushi dhe nëse bashkë me Thaçin e të tjerë kanë marrë miliarda euro në këmbim.
Ramboja do të mbrohet përpara gjykatësve njëlloj siç sulmonte në luftë serbin, për të mos e lënë vëllain e Vuçiqit që ta quajë gënjeshtar.
Përpara këtij sherri juridik kishte foto ngazëllyese mbi flamur të Ramës me Haradinajn, por edhe luftë për patate, betejë për qumësht, konflikt për miellin e Serbisë e të tjerë, e të tjerë.
Më herët nuk kishte munguar as sherri për futbollin, me lojtarë që zgjedhin Shqipërinë dhe Kosovën dhe që respektivisht janë herë heronj nga njëra anë dhe herë tradhtarë nga ana tjetër e Morinës.
Secili nga protagonistët e këtyre betejave tragjikomike, pak e kujton se ka qenë një kohë – për të mos u shtyrë më tej – që ndërmjet karvanëve në baltë të refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës që iknin me tmerr nga lufta dhe Zotit lart në qiell që ata i luteshin për jetë, fluturonin avionët e NATO-s. Sot e dje, secili, sipas bindjes dhe besimit, mund të thotë se ose Zoti i dëgjoi ato lutje foshnjash në gji nëne, pleqsh që i kishte kursyer vdekja, por jo urrejtja etnike dhe burrash që ju mungonte dhëmbi për të ngrënë plumbin, ose forca e Perëndimit u bë zëdhënëse e mëshirës dhe zemëratës së Perëndisë. Se kush i shpëtoi shqiptarët, Perëndia apo Perëndimi, kjo është zgjedhje individi, por secili individ duhet të pyesë, si u katandis muhabeti që kryeministri i Kosovës të ankohet se paguan tek trau i rrugës së Kombit dhe ministria e Jashtme e kësaj ane të kombit të shpjegojë se pse çdokush duhet të paguajë në atë rrugë?
Fëmija që qan në video pyet pikërisht për këtë të detaj të thjeshtë: ku po shkojmë?
Është një pyetje që duhet t’i japë përgjigje Rama, i lindur ortodoks, me besim katolik dhe grua myslimane.
Është një pyetje që duhet të rreket t’i gjejë përgjigje edhe durrsaku i lindur në Gllogjan, Ramush Haradinaj. Kësaj pyetjeje mund t’i japë përgjigje edhe Albin Kurti, me kurrizin e harkuar nga pushteti që ende nuk e ka marrë.
Veç e veç, por edhe së bashku, këta burra të pushtetit mund të shkojnë të pyesin në akademitë e shkencave, në aula universitetesh, në studio televizive, në floknaja portalesh a në kaçurrelin e shoqërisë civile; mos të përtojnë të venë t’i lypin një mendje Ismail Kadaresë dhe profesoreshës Luljeta Bozo. Dhe, nëse nuk ju jep përgjigje as Pandi Majko, prishtinasi nga Tirana që di më shumë gjëra se mendon edhe ai vetë se di, le të heshtin. Të pranojnë se edhe padituria është krim. Dhe, le të pyesin përfundimisht atë fëmijën e mrekullueshëm që qan në video e thotë se është shqiptar nga Kosova. Ta pyesin tani shpejt, sa kohë është fëmijë që thotë të vërtetën, sepse herët a vonë edhe ai do të mësojë të shajë si shoferët shqiptarë në trafik. Dhe me hak e në hak të Perëndisë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje