LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç ndjekin edukimin në fëmijëri të hershme, tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian vijueshmëria vetëm 8%

Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç ndjekin edukimin në fëmijëri të hershme, tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian vijueshmëria vetëm 8%
Foto: Ilustrim

UNICEF-i me partnerë shënoi muajin e prindërve nga data 1 – 30 qershor, duke nxitur vëmendjen e publikut mbi rëndësinë e përfshirjes kuptimplotë të prindërve në jetën e fëmijës.

Gjithashtu theksoi të dhënat nga MICS, të cilat dëshmojnë pabarazi substanciale dhe privim të fëmijëve më të cenueshëm nga zhvillimi dhe mundësitë arsimore.


Të dhënat e MICS zbuluan se:

  • Vetëm 38% e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë janë plotësisht të imunizuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse;
  • Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç në Kosovë ndjekin edukimin në fëmijëri të hershme. Vijimi është më i lartë tek djemtë, me 17%, krahasuar me 13% të vajzave;
  • Vijueshmëria e edukimit në fëmijëri të hershme është edhe më e ulët tek fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptian, me vetëm 8%. Për më tepër, vetëm 37% e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian angazhohen në aktivitete që nxisin të mësuarit dhe gatishmërinë për shkollë.

“Këto të dhëna janë paralajmërim për të gjithë ne, për të bashkuar përpjekjet dhe partneritetin për mbështetjen e familjeve me qëllim të sigurimit të një fillimi më të mirë në jetë për të gjithë fëmijët, si dhe për të siguruar që secili fëmijë të frekuentojë qendrën e edukimit në fëmijëri të hershme dhe të ketë mundësi në mësim”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “Gjersa e përmbyllëm muajin e prindërve, UNICEF-i u zotua se do të angazhohet më tej me të gjithë vendimmarrësit, partnerët, donatorët, sektorin privat dhe mediat për t'i mundësuar të gjithë fëmijëve të drejtën e tyre për arsim, shëndet dhe mjedis të sigurt”.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyrja e UNICEF-it në Kosovë vizitojnë qendrat shëndetësore dhe të edukimit të hershëm në Gjakovë

Shefja e stafit të kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edita Buçinca dhe përfaqësues të UNICEF-it, zhvilluan një vizitë në terren në Gjakovë, për t’u njoftuar për së afërmi me programin e vizitave në shtëpi dhe përfshirjen e fëmijëve të margjinalizuara në qendrën me bazë në komunitet në Brekoc.

Kjo vizitë kishte për qëllim për të parë për së afërmi ndërhyrjet e UNICEF-it në mbështetje të fëmijëve dhe prindërve, si rezultat i bashkëpunimit të përbashkët midis Ministrisë së Arsimit dhe donatorëve, duke përfshirë edhe partnerët e tjerë si Qeveria e Luksemburgut, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe autoritetet lokale.

Gjatë vizitës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, drejtori i QKMF-së, Arben Shporta, së bashku me infermierët theksuan rëndësinë e programit të vizitave në shtëpi për arritjen tek familjet, veçanërisht të atyre më në nevojë, dhe mbështetjen e tyre me këshillime dhe shërbime shëndetësore, ofrimin e kujdesit dhe mbrojtjes së përgjegjshme dhe edukimit.

Programi VSH ka vizituar me sukses mbi 50,000 fëmijë në 27 komuna gjatë pesë viteve të fundit. Çdo familje pranon gjithsej 7 vizita në shtëpi për t’iu ofruar mbështetje familjeve gjatë 1000 ditëve të para të jetës së fëmijës.

Vizita e dytë në terren u zhvillua në Brekoc, një fshat i vogël afër Gjakovës i populluar me Komunitet Romë, Ashkali dhe Egjiptian ku partneri implementues UNICEF, dhe OJQ Christian Bethany Service po ofron shërbime të zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme 31 fëmijëve të grup moshës 3-6 vjeç dhe 14 fëmijëve të grup moshës 5-6 vjeç.

Shërbimet po ofrohen në Qendrën me bazë në komunitet, duke u fokusuar kryesisht në të mësuarit e bazuar në lojë dhe në mjedis mbështetës për zhvillimin dhe mësimin gjithëpërfshirës të fëmijëve, gjersa i mbështet ata për kalimin më të lehtë në arsimin fillor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori