LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm 13 kopshte në Maqedoni punojnë edhe pasdite”

“Vetëm 13 kopshte në Maqedoni punojnë edhe pasdite”

“Trembëdhjetë kopshte për fëmijë e pranuan projektin për punë në turnin e dytët dhe kemi 20 kopshte për fëmijë që punojnë secilën të shtunë të parë të muajit dhe mendoj se efektet janë arritur”, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

E pyetur si zhvillohet projekti për turnin e dytë në kopshtet që nga 1 shtatori filloi në Maqedoni, Carovska tha se ky është vendim i Qeverisë dhe deri tani nuk ka dëgjuar se ka komunë ku prindërit kërkojnë, ndërsa komunat nuk hapin turn të dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“I stimulojmë të gjitha kopshtet për fëmijë që kanë vërtetë prindër të cilët kanë nevojë për punë të kopshteve për fëmijë me turn të dytë kjo të zbatohet dhe të kemi numër të saktë. Atje ku ka nevojë ka turn të dytë, por është me rëndësi institucionet të kuptojnë se punojnë në interes të qytetarëve. Nëse është paraqitur nevojë, kjo duhet të realizohet”, deklaroi Carovska.

Theksoi se kishte edhe ndryshime të kryetarëve të komunave në pjesën më të madhe të komunave, e tani nëse paraprakisht është bërë barrierë me vetëdije të mos hapet turn i dytë për shkaqe politike, kjo është relaksuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori