Vetë-kujdesi dhe menaxhimi i stresit gjatë krizës COVID-19: Udhëzuesi për Profesionistët e Shëndetit Onkologjik

Në kohë kur Covid-19 infeksioni është shpallë Pandemi nga OSHB, një grup ekspertësh nga disa klinika elitare në SHBA si Mayo Clinic, Universiteti i Pensilvanisë, Qendra e Kancerit të Ohio-së, kanë formuluar një udhëzim, i cili ju ndihmon punëtorëve shëndetësor të menaxhojnë situatat stresuese me të cilët ata përballen këto ditë në punën e tyre të përditshme me valën e pacientëve të prekur nga coronavirusiPërgatiti dhe komentoi:Prof. Dr.dr.med. Naim ShabaniGjinekolog-obstetër dhe PatologDrejtor i Klinikës Gjinekologjike Gjermane – DFK, Prishtinë
Ankthi i rritur është i zakonshëm ndërsa përballemi me Covid-19. Është një përgjigje normale, natyrore rritja e emocionet gjatë kësaj kohe pasigurie, përfshirë ndjenjën e stresuar, të shqetësuar, të trishtuar, të frikësuar, të zhgënjyer dhe të hutuar.
Sa më shumë përqendrohemi në atë që është jashtë kontrollit tonë, aq më të stresuar dhe të shqetësuar fillojmë të ndjehemi.
Mirëqenia dhe aftësia emocionale e personelit shëndetësor është thelbësore për pacientët pasi ata punojnë për të ndihmuar komunitetin gjatë pandemisë Covid-19.
Kujdesi për veten është veçanërisht i rëndësishëm nën stresin e shtuar. Ndërsa stresi rritet, aktivitetet e jetesës së shëndetshme mund të lihen anash.
Këto janë të rëndësishme të aplikohen jo vetëm nga punëtorët shëndetësor, por edhe nga persona tjerë.
• Planifikoni dhe bëni pushime të shkurtra për t’u kujdesur për nevojat tuaja themelore.
• Disa minuta pushim gjatë një situate stresuese mund të jene tejet relaksues. Psh. një shëtitje 5-minuta mund të përmirësojë energjinë dhe përqendrimin.
• Merrni kohë çdo ditë për të bërë diçka që ju kënaq, edhe nëse vetëm për një moment të shkurtër.
• Mbani një dietë të shëndetshme.
• Mundohuni të bëni ushtrime të shkurtra qoftë, psh., zgjatja e trupit në vendin e punës.
• Bëni stërvitje të rregullt. Mundohuni të ecni ose të ngisni biçikletë deri ne vendin e punës.
• Shmangni ose kufizoni përdorimin e alkoolit dhe kafeinës.
• Monitoroni veten për lodhje të tepërt, nervozizëm, përqendrim të dobët ose ankth.
• Merrni një moment për një frymëmarrje te thelle para se të hyni në një zonë pune, psh në një dhomë pacientësh. Kjo mund të jetë e vështirë ndërsa keni veshur pajisje mbrojtëse personale si dhe maskë, por frymëmarrja e thellë është qetësuese dhe ndihmon trupin tuaj të përballojë simptomat fizike të stresit.
Nëse vëreni që keni nevojë konsultohuni me profesionist të shëndetit mendor.
• Kufizoni marrjen e lajmeve negative; veprimi i tillë mund të ndihmojë në menaxhimin e ndjenjave të vështira ose shqetësuese. Futja e vazhdueshme e informacionit të frikshëm mund të krijojë më shumë stres.
• Ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë virusin Covid-19, ne mund të zvogëlojmë rrezikun e infeksionit. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose me një dezinfektues dore të bazuar në alkool; përpiquni të mbani një distancë prej 2 metrash nga dikush që kollitet ose teshtin për të parandaluar përhapjen e virusit parandaloni veten të prekni fytyrën tuaj.
• Mbështetuni te njëri-tjetrit. Ju do të jeni aty kur bashkëpunëtorët tuaj kanë nevojë për ndihmë, prandaj mbështetuni që ata të jenë aty për ju.
• Gjeni mënyra për t’u lidhur virtualisht me miqtë dhe familjen, si psh përmes medieve sociale, telefonit, ose videotelefonimit. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni stresin e punës së rëndë me të cilin ballafaqoheni këto ditë. /Telegrafi/


















































