LAJMI I FUNDIT:

Vetë-aksident në Çagllavicë, lëndohet shoferja

Vetë-aksident në Çagllavicë, lëndohet shoferja

Një person është vetë-aksidentuar sot në Çagllavicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 11:30 në Çagllavicë ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti ngasësja e automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident. /Telegrafi/